Menaxheri: Klinsmani do ta mbajë te Bajerni
Sulmuesi Lukas Podolski po mendon të largohet nga Bajerni i Mynihut. Lojtari i kombëtares gjermane është mërzitur nga roli si zëvendësues dhe në fund të sezonit do të rishikojë pozitat në skuadrën bavareze. "Jam mërzitur duke qëndruar në stol", ishte deklarata e Podolskit për gazetën "Bild". "Në fund të sezonit do të mendoj për të ardhmen time. Do të shqyrtojmë nëse, si për mua, ashtu edhe për Bajernin, ia vlen që të vazhdojmë bashkëpunimin". Podolski, i cili është nën kontratë me klubin deri në vitin 2010, është afruar në "Alianz Arena" në vitin 2004, periudhë kur është blerë nga Këlni për 10 milionë euro. Gjatë këtij sezoni 22-vjeçari ka luajtur vetëm dy herë si titullar në Bundesligë dhe kjo situatë ka filluar të mos t‘i pëlqejë. Ai është aktivizuar edhe në 14 takime si zëvendësues, ku nuk ka arritur të shënojë asnjë gol në kampionat, ndërkohë që në Kupën UEFA ka përshëndetur në pesë raste rrjetën. Podolski është sulmuesi i tretë i bavarezëve dhe nuk ka arritur të jetë konkurrent i denjë i Miroslav Kloses dhe Luka Tonit. Megjithatë, ai mbetet një lojtar shumë i vlefshëm për përfaqësuesen gjermane: gjatë aktivizimit për 32 minuta në miqësoren e fituar 4-0 me Zvicrën, paraqitja e sulmuesit është vlerësuar me nota shumë pozitive.
Podolski mbetet njëri prej futbollistëve të rinj më interesant në Gjermani, e janë të shumta klubet që e mbajnë nën vëzhgim. Megjithatë, menaxheri i Podolskit, Kon Shram, sqaron situatën: "Nuk mund të jetë në kulmin e lumturisë, ai kërkon të luajë. Për një futbollist të moshës së tij është shumë e rëndësishme që të ketë vazhdimësi në aktivizim, gjë që nuk po ndodh. Është një situatë shumë delikate. Largimi nga Bajerni? Mund të ndodhë, por nuk është aq i thjeshtë. Lukas ka kontratë deri në vitin 2010 dhe klubi nuk ka ndërmend ta lejojë të largohet. Në janar u refuzua oferta prej 20 milionë eurosh nga Mançester Siti. Trajneri Jurgen Klinsman e konsideron shumë të rëndësishëm për ekipin".