Barcelona, telashe edhe me Krkiç
Sikur të mos mjaftonin problemet me Ronaldinjon, Barcelona tashmë nuk di si të trajtojë as futbollistët e saj të rinj. Këtë radhë është Bojan Krkiç që shqetëson drejtuesit katalanas, pasi ka refuzuar për herë të katërt të rinovojë kontratën e tij me skuadrën e drejtuar nga Rajkard. Babai i futbollistit është munduar të argumentojë gjithçka me përqendrimin që i nevojitet të birit gjatë ndeshjeve të fundit të sezonit, por në të vërtetë, pas këtyre dyshimeve fshihen klubet e mëdha angleze që kanë bërë gati oferta shumë të rëndësishme. Nëse Bojan do të pranonte ofertën e Barcelonës, do të zhdukej përfundimisht mundësia për t‘u larguar në rast të një oferte të majme. Por duke refuzuar çdo kontratë profesioniste, ai mund të vazhdojë të qëndrojë në pritje të interesimit të skuadrave të mëdha, kryesisht atyre angleze. Për këtë arsye, në skenë ka dalë emri i Sven Goran Erikson, i cili kërkon ta marrë Krkiç te Mançester Siti, ndërsa mendohet se ka kontaktuar edhe me menaxherët e futbollistit. Flitet për një ofertë shumë më të mirë se sa ajo e Barcelonës, ndaj katalanasit do të jenë të detyruar të mendojnë për përmirësime nëse nuk duan të humbin një nga talentet më të mëdha. Çështje tjetër shqetësuese është ajo e meksikanit Xhovani Dos Santos. Talenti ka deklaruar se nuk do të dëshironte të luante gjithmonë te Barcelona, duke mos hedhur poshtë mundësinë e një transferimi të shpejtë. Edhe në këtë rast, gjithçka ka lindur pas interesimit të klubeve angleze, të cilat kanë vendosur të shpenzojnë shuma marramendëse për një futbollist që shihet nga të gjithë si Ronaldinjo i ardhshëm.
Për sa i përket fantazistit brazilian, duket se sezonin e ardhshëm do të jetë larg Barcelonës. Këtë mendim e ka përforcuar edhe deklarata e Karlos Reksak, ish-trajner i katalanasve, i cili akuzon klubin se nuk ka arritur të qetësojë situatën. "Epoka e Ronaldinjos ka mbaruar. Mendoja se gjërat mund të sqaroheshin, por tani të gjithë duket se janë kundër tij dhe ai është inatosur me klubin. Kjo situatë nuk ka zgjidhje. Drejtuesit e klubit duhej të kishin bërë më shumë. Ata i dhanë fillimisht shumë hapësira, ndërsa duhet t‘i kishin menduar pasojat", deklaroi ai për gazetën "Marca". Edhe vëllai i Ronaldinjos, Roberto De Asis, ka bërë të qartë se futbollisti po trajtohej si justifikim për të gjitha dështimet e skuadrës. "Kur gjërat nuk ecin mirë në një klub si Barcelona, është e kuptueshme që kërkohen njerëz te të cilët të hidhet faji, por vëllai im nuk është personi i vetëm përgjegjës për këtë situatë. Nuk na ka shkuar asnjëherë ndër mend që të largohemi, duke shfrytëzuar nenin 17 të rregullores së FIFA-s. Nuk e kemi përdorur si kërcënim për t‘u larguar nga klubi", u shpreh De Asis për mediat spanjolle. Megjithatë, ai nuk ka hedhur poshtë hipotezat e largimit, duke lënë të kuptohet se në situatën aktuale, një gjë e tillë është më se e mundur.