Menaxheri i Ronaldinjos: Vëllai im, përjetë te Milani
Berluskoni mundet të jetë i qetë për sezonin e ardhshëm: Ronaldinjo do të qëndrojë deri në fund të karrierës së tij te Milani. Ai që e ka thënë këtë, është vëllai menaxher Roberto de Asis. “Lidhja që kemi mundur të krijojmë me klubin kuqezi është shumë e bukur”, ka thënë menaxheri, i cili pritet të mbërrijë ditët e ardhshme në Milano. “Sa më shumë që të shkojë përpara, aq më mirë do të jetë për të gjithë. Dëshira jonë është e njëjtë me atë të presidentit. Së shpejti do të takoj Galianin, nuk do të ketë probleme”. Përpara grumbullimit të Milanit, takimi me Galianin ka qenë i pamundur, por ideja e rinovimit është një dëshirë e të dyja palëve. Por gjithsesi kujdes nga paratë me thes që vijnë nga Amerika: në fakt Los Anxhelos Galaksi do t’i ofronte dyfishin e atyre që përfiton aktualisht te kuqezinjtë. Ndërkohë që dje është hedhur në qarkullim nga mediat edhe një shkëmbim i mundshëm: përveç parave, amerikanët ofrojnë edhe Donovanin, e gjitha kjo për të marrë sa më shpejt që të jetë e mundur /////shërbimin e brazilianit.
#