E Diel, 1 Nëntor 2026

Riberi, i qetë dhe krenar: Nuk trembem për karrierën

Skandali Flet francezi i përfshirë në skandalin me minorenet

“Nuk kam frikë për të ardhmen time, për karrierën time. As te Kombëtarja, as te Bajerni”. Frank Riberi, së bashku me bashkëkombësin Karim Benzema, është në qendër të skandalit me prostituta minorene. Tani ai mbrohet dhe e shikon pa dyshime të ardhmen e tij si futbollist. “Jam i sigurt që mund të rifitoj besimin e njerëzve, të cilët për momentin ndoshta dyshojnë tek unë, thotë ai për të përditshmen gjermane “Bild”. Nuk kam bërë kurrë gabime me koshiencë. Falënderoj familjen time dhe klubin tim për mbështetjen e tyre të pakufishme. Presioni është i jashtëzakonshëm dhe më duhet ta ngre kokën, edhe pse janë momente të vështira dhe dëshpëruese”. Kampioni transalpin siguron se do të bëjë gjithçka për t’u rikthyer në top formë dhe për të menduar vetëm e vetëm për futbollin: “Uroj që diskutimet mbi problemet e mia private të mbarojnë sa më shpejt. Unë dua të luaj një sezon të madh. Fitimi i Champions ////reagues është një objektiv i madh i imi. Do të punoj fort për t’u rikthyer në formë dhe do të jem në fushë ndaj Volfsburgut”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›