Mendes Da Rocha, fitues i cmimit Pritzker në Arkitekturë 2006
Këtë të djelë është bërë e ditur se Arkitekti brazilian Mendes Da Rocha, Modernist, që njihet për ndërtesat e tij shpërthyese, të hapura dhe
harmonike në lidhje me ambjentin që i rrethon,për perdorimin muskular të gjeometrisë dhe betonin fluturues, u bë ketë vit mbajtesi i pishtarit të
cmimit Pritzker për Arkitekturë. Mendes, është arkitekti i dytë brazilian pas Oscar Niemeyer që arrin të marri cmimin Pritzker, një nga cmimiet më prestigjoze në bote që jepet me sponsorizimin e vargut te Hoteleve Hyatt. Komplekset rezidenciale që kanë një perhapje të gjerë si publike ashtu dhe urbane, kishat, muzetë, sipërfaqet sportive si dhe projekte me shtrirje akoma më të gjerë janë ato cfarë prezanton Mendes me mjeshteri në kuptimin,spekulimin dhe dizenjimin e hapësirave. Ai njihet dhe tërheq vëmendje me moshezitimin dhe guximin e tij të tepruar në projektim.
Ndërtesa më e njohur e Mendesit është në Sao Paolo, Brazil Museum of Sculpture. Për vite me radhë Mendes vazhdoi karierën si instruktor në
Universitetin e Sao paolos, edhe pse jepte shumë konferenca si në Amerikën e Jugut ashtu dhe në Europe ai u bë i njohur vetëm pasi morri cmimin Mies Van Rohe te Amerikes Latine në vitin 2000. " Të ndërtosh,do te thotë të ndryshosh ambjentin; Me ndërthurrjen e artit me teknologjinë ne i shprehim vetes dhe njerezimit respektin' thotë Mendes.Ai mbron idenë se nëse do të dizenjoni e ndërtoni duhet ta bëni ne mënyrë të atillë që ti prezantoni gjithësise dicka që nuk e kanë hasur më parë. Ndër ndërtesat ndërkombëtare që të ngelen në mendje Mendesi mban firmën e strukturave me konstruksion te
fuqishëm dhe mbresëlënes. " Cmimi ishte një surprizë dhe nder për mua," thotë Mendes de Rocha, 77, në telefon nga shtëpia e tij. " është shumë e rëndësishme për arkitektët Ameriko-Latinë. Ai stimulon arkitekturën dhe politikën urbane." Cmimi, thotë ai, më vë përpara përgjegjësish të mëdha në komunitetin botëror dhe e frymezon atë për diskutime në cështje të humanizmit dhe të ambjentit. " Për shkak të brishtesisë së natyrës roli i arkitektit dhe planifikuesve urbane në ndërtimin e një qyteti dhe në zgjidhjen e problemeve që kanë të gjitha qytet sot është shumë i rëndësishëm." Citati i jurise në dhënjen e këtij cmimi ishte për zotërimin e " principeve të gjuhës së Modernizmit," si dhe për " kuptimin e thellë të poetikës së hapësirës. Ai modifikon pejzazhin dhe hapësirën me arkitekturën e tij, përpiqet të integrojë së bashku nevojat sociale dhe estetike të njerëzimit." Më 30 May 2006 në ceremoninë që do mbahet në Stamboll në Pallatin Dolmabahce, Mendesit do i dorëzohet një medalje e bronxtë dhe 100 000 dollarë. Arkitektët që janë lauruar me këtë cmim në vitet e kaluara:
2005 Thom Mayne, Amerikë
2004 Zaha Hadid, Angli
2003 Jern Utzon, Danimarkë
2002 Glenn Murcutt, Australi
2001 Jacques Herzog dhe Pierre de Meuron, Zvicer
2000 Rem Koolhaas, Hollandë
1999 Sir Norman Foster (Lord Foster), Angli
1998 Renzo Piano, Itali
1997 Sverre Fehn, Norvegji
1996 Rafael Moneo, Spanje
1995 Tadao Ando, Japoni
1994 Christian de Portzamparc, Francë
1993 Fumihiko Maki, Japoni
1992 Alvaro Siza, Portugali
1991 Robert Venturi, Amerikë
Departamenti i Arkitekturës, Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme, Ankara - Turqi