Java në kronikë
Lufta kundër krimit, shënoi të tjera suksese javën e fundit. Të mërkurrën në mbrëmje, policia e Tiranës, goditi një grup kriminal prej pesë personash dhe sekuestroi 18.5 kilogramë heroinë, duke shënuar edhe rekordin e lëndëve narkotike të kapura. Ngjarja bëri bujë ndërsa u vërtetua se bëhej fjalë për grupin që furnizonte me drogë gjimnazet. Një ditë më vonë Interpol Tirana, arriti të arrestonte dy persona të shumë kërkuyar nga e policisë së Lushnjës, dy anëtarë të bandës së Aldo Bares, u arrestuan në Itali dhe Greqi, në sajë të informacioneve nga Interpoli. Ndërkohë që java shënoi një tjetrë përplasje mes Prokurorisë dhe partisë në pushtet, akuza të ndërsjellata u shëkmbyen në fundjavë, duke risjellë në skenë konfliktin mes institucioneve. Ka vazhduar ndërkohë punë për arrestimin e të kërkuarve vetëm në një ditë policia ekryeqytetit arrestoi pesë të tillë, një prej të cilëve i dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasje. Nga ana tjetër mjaft drejtori policishë, kanë shpallur listat e personave të rrezikshëm, duke u krijuar kështu mundësi qytetarëve ti njohin e pse jo ti raportojnë rastet në fjalë. Mediat publikuan ndërkohë të dhëna edhe për luftën brenda radhëve të policisë, Kontrolli i Brenbdshëm në ministri, bëri të ditur kallëzimin penal për 48 punonjës policie. Java nga ana tjetër shënoi edhe disa ngjarje të rënda, ndër të cilat ishin vrasjen e një foshnje nga babai i saj, vrasjen e një tregtari në Tiranë dhe disa aksidente pjesa më e madhe pa viktima.