PS Dil nga klasa fole pa leje
Dil nga klasa se ke folur pa leje. Nje historie arsimore edhe mund ti shkonte per shtat kjo risi e ashper ndeshkimore por ne politike besoj se qendron pak ngushte si prerje. Ky eshte urdhri socialist i zyrtarizuar ditet e fundit duke deshmuar se disiplina e modelit ushtarak lajmeron mot me shume reshje ne grupin opozitar ne prag te zgjedhjeve lokale. Tani kundershtia ne seline roze eshte shfaqje e huaj dhe eshte thuajse e pamundur te gjesh ze ndryshe e veprim ndryshe sepse dhuna politike ka bere pastrimin me adrese interesi duke ngushtuar perdite e me shume hapesirat demokratike. Grupi parlamentar e ka vendimmarrjen tani te dubluar pasi ne pamundesi mbledhjeje vendimin e merr kryesia e Partise cka do te thote se Rama edhe jashte Parlamentit sic sakteson neni 18 i ndryshuar ua ka hequr avantazhin e ndonje dredhie deputeteve. Vazhdimi ushtarak i rregullores kapercen ne nenin 25 ku ne piken G cuditerisht ka ngjyrim te dyzuar si emertese ku ndryshimi sjell paragrafin Deputeti nuk mund te mungoje pa miratimin paraprak nga kryetari i grupit dhe nuk mund te votoje kunder qendrimit politik te grupit... e ne rast se nje deputet do te largohet nga vendi per arsye jopartiake kete duhet ta beje ne konsultim dhe miratim te detyruar te kryetarit te Grupit Parlamentar Socialist. Po levize pa leje e fole pa leje tani rregulli te nxjerr nga klasa dhe kjo urdherese flet per rebelet e Levizjes per Mendim Ndryshe qe kane dite te numeruara nese sillen ashtu sikurse deri me tani ne raport me kryetarin e partise me kryebashkiakun e Tiranes Edi Rama. Ne friken per largime por dhe ne tentativen per te marre deputete hua rregullorja eshte treguar cuditerisht tolerante dhe liberale me shpresen se mos financat e shendetshme edhe mund te qellojne te dobishme per te korrigjuar numrat ne Parlament.
Cregjistrimi
Tani eshte bere veper zyrtare e partise dhe gjahu shume shpejt do te kete emra konkrete te cilet jane pak a shume te njohur ne mjedisin politik shqiptar si kundershtare te Rames. Duke ditur manine e Rames per lejet ne pergjithesi e lejet e ndertimit ne vecanti tani vijne dhe lejet ushtarake qe do te leshoje per deputetet qe ne rast se nuk nenshkruhen prej tij sjellin perjashtimin te atyre qe jane zgjedhur jo prej tij por prej mijera qytetareve ne votim te drejtperdrejte. Kryesise dhe kryetarit i mjaftojne tre mungesa te paarsyeshme si thuhej dikur ne arsim qe deputeti te ndeshkohet nga eproret politike. Rregullorja ka marre bekimin e te urteve ose te bindurve qe jane tani besniket politike te kryetarit socialist Edi Rama dhe masat merren per shkelje disiplinore qe me kujtojne theniet apo dialogun ne nje film shqiptar te kapural Pelegrinit ku pergjigjja shqiptare per nje vrasje ishte se ..me fyeu rende qe perputhshmerisht i bashkengjitet paragrafi i rregullores se re ku thuhet se deputeti nder te tjera perjashtohet ose cregjistrohet a kur ka kryer shkelje te rende te disiplines se Grupit ne menyre te perseritur dhe pasi eshte paralajmeruar per cregjistrimnga GPShellip Me kete ligj te brendshem Partia Socialiste eshte betonizuar se tepermi dhe kryebashkiaku eshte realisht pa zera ndryshe kunder duke lajmeruar se modeli i tij do te radikalizoje qendrimet politike ne formulen qe ai na ka paraqitur jo rralle here. Tri dite me pare teksa i kishte dhene doren e fundit rregullores se re Rama deklaroi se nuk do te jete pjese e zgjidhjes se asnje reforme apo nisme qe vjen nga mazhoranca duke artikuluar me se pari reformen zgjedhore e cila rrezikon hapur zgjedhjet e 8 majit 2011. Nderkombetaret vijne me keshillimin se reforma zgjedhore duhet te jete ne te perfunduar me mbarimin e nentorit dhe pergjigjja socialiste eshte se nuk do te behet pjese e reformes zgjedhore nese me pare nuk behet transparenca e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Mbetur te kutite tek fletet e votimit tek ajo qe BE ka rekomanduar te behet ligjerisht Rama eshte kthyer ne piken zero per te nisur vallen e luftes ekstremiste politike. Me rregulloren ushtarake socialistet jane ne nje rresht Rama ne nje rresht tjeter por vendimet i merr rreshti ku ka vetem nje njeri ai ku eshte i vetem kryetari Rama ndersa rreshti tjeter ku jane te gjithe deputetet duhet te thone te gjithe se bashku PO. Dakord. Se ckishte me teper paraardhesi PS Enveri kete vetem kryetari i Asamblese Gramoz Ruci mund ta dije meqe eshte politikani drejtuesqe bashkon arkivine partise me aktualitetin dhe ate qe pretendohet te ardhmen ose politiken e re sipas Rames.