E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njerez qe djegin libra

14-09-2010 / Nga Lavdrim Lita

Letra vjen nga pemet e dini apo jo Prandaj disave u ka hipur terezia ti perdorin si dru per zjarr simbolik vec per te kenaqur egon e tyre te shthurur. Njeri prej tyre eshte Terry Jones nje pastor protestant nga Florida e SHBA-ve i cili ndezi debatin politik duke paralajmeruar se do ti vinte flaken librit te shenjte te myslimaneve Kuranit per te protestuar kunder ndertimit te nje xhamie afer rrenojave te ish-kullave binjake ne Ground Zero. Teksa e degjon ne kanalin televiziv amerikan CNN pastori Jones te duket fiks si Haxhi Qamili i Amerikes provinciale qe ka kunderthenie te vazhdueshme dhe te jep pershtypjen se nuk eshte mire me mend e kokes. Te njejten gje tha pa hije mjerimi dhe e bija e tij. Padyshim ai ka pasur qartesine e nje te cmenduri per te provokuar histeri kolektive ne vendet islamike. Dhe eshte e qarte se urrejtja e tij kundra islamit identifikohet ne djegien e librit te tyre me te shenjte.
Mirepo gjesti i djegies ne vetvete nuk eshte ndonje risi. Te paret libra - sipas historianeve - qe u dogjen jane ato me urdher te perandorit kinez Quin Shi Huang ne 213 para Krishtit. Perandori kishte vendosur qe te eliminonte cdo liber historie dhe filozofie qe skishte lidhje panegjirike me te. Shkurt ai perfaqesonte mbreterine e narcizizmit. Pastaj per ti shkuar deri ne fund cmendurise se tij varrosi gjalle edhe disa historiane dhe filozofe qe nuk i pelqenin fizikisht.
Ne 25 pas Krishtit romaku i urte Aulus Cremutius Cordus u detyrua te vetevritej pse kishte sulmuar ne nje veper te tij historike Brutin dhe Kasin vrasesit e Cezarit. Ai u vetevra pasi pa te digjej libri i tij. Dhe ne 1497 prifti hiper-katolik Girolamo Savonarola vendosi te digjte disa kopje te Dekameronit te Bokacios qe i konsideronte pornografike dhe te frymezuara nga djalli.
Natyrisht mes librave me te djegur gjendet ne vend te pare librat e shenjte. Ne vecanti ato kristiane dhe Torah-u hebraik. Ndonese shume kopje te Kuranit jane degjuar edhe me pare por ne pjesen me te madhe jane ekzekutuar nga vete fundamentalistet islamike qe donin te eliminonin cdo kopje jo-origjinale te librit te shenjte.
Gjithsesi kemi edhe zjarrvenie bashkekohore vec te kujtojme ketu ato te organizuara nga senatori anti-komunist Joseph McCarthy dhe me pas te atyre qe dolen pas Vargjeve Satanike te Salman Rushdie.
Edhe ne Shqiperi ka pasur djegie librash. Mjafton te keni lexuar Rrno vetem per me tregue te Pader Zef Pllumit per te pasur parasysh masakren me celik e zjarr te bibliotekes se Kuvendit Franceskan nga dora komuniste Envero-Titiste.
Po pse njerezit djegin librat Kemi te bejme me nje gjest me shume simbolik sesa praktik sepse njerezit qe lexojne ka qene gjithmone pak. John Milton thoshte se librat ishin gjera te gjalla qe kishin nje vitalitet dhe nje shpirt tamam si njeriu. Shkrimtari amerikan Ray Bradbury rreth kesaj teme zhvilloi romanin e famshem Farenheit 451 temperatura me te cilen merr flake letra e shkruar ku pershkruan nje shoqeri te hutuar dhe totalitariste ku zjarrfikesit jane zjarrvenesit. Ky roman duhet lexuar patjeter. Gjithashtu jam 9999 i sigurt se pastori baptist Jones nuk ka lexuar asgje nga Bradbury dhe se nuk e njeh as Hajnrih Hajnen aty ku njerezit u vene flaken librave... ne fund do tu vene flaken edhe njerezve dhe pikerisht per kete arsye ai nuk arrin te imagjinoje cmendurine qe ka zgjuar.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›