Mendja e lehtë, fjalë të rënda në shqiptari!

Po cila është gjendja në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi apo Luginën e Preshevës, ku jetojnë shqiptarët, kosovarët dhe shtetasit e shteteve përkatëse që flasin shqip?! E tmerrshme me një fjalë
Nga Behxhet Sh. Shala
Në çdo vend apo shtet demokratik ku demokracia është e zhvilluar apo ka filluar të ecën ka pozitë dhe opozitë. E para udhëheq vendin apo shtetin ndërsa e dyta e luan rolin e gjuetarit! E zë një pritë dhe i pret gabimet e pozitës. Pastaj, ia numron një nga një! Jo plumba, si gjuetari i vërtetë por kritikat për gabime që mbështeten në fakte! Pas kësaj, në shtete normale pozita nuk do të ndjehej shumë mirë ngase do ta paguante faturën në zgjedhjet e ardhshme, duke e humbur pushtetin. Ose, nëse pozita vërtet ka sharruar aq thellë dhe opozita është bindëse në ofrimin e dëshmive, atëherë shkohet në zgjedhje të parakohshme ku llogarinë gjithashtu e paguan pozita! Me humbjen e pushtetit! Në shtetet normale ky nuk do të ishte asnjëherë lajm i ditës por vetëm një rifreskim apo rikonfirmim demokracisë si vlerë që synojmë ta arrijmë edhe ne, shqiptarët dhe kosovarët apo edhe anasjelltas. Po cila është gjendja në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi apo Luginën e Preshevës, ku jetojnë shqiptarët, kosovarët dhe shtetasit e shteteve përkatëse që flasin shqip?! E tmerrshme me një fjalë. Vetëm ne shtetet ku jetojnë shqiptarët, kosovarët dhe ata që flasin shqip kemi një opozitë që skajshmërisht e keqpërdor të qenit opozitë, jo që të përmirësohet shëndeti i demokracisë, edhe më pak e luan rolin e korrigjuesit të gabimeve të pozitës por thjesht kontributi i tyre shkon në drejtim të shkatërrimit të institucioneve dhe të vet shtetit! Pa zgjedhur mjete dhe pa i peshuar fjalët! Që të jetë paradoksi edhe më i madh kjo dukuri, fatkeqësisht është shndërruar në dukuri zbatohet vetëm kur bëhet lufta brenda llojit sepse para ndërkombëtarëve pavarësisht cilit nivel i përkasin, menjëherë e palojnë bishtin dhe nuk u dëgjohet fare zëri! Bëhen njerëz të tjerë! Sot, në mjediset ku jetojnë shqiptarët, kosovarët dhe ata që flasin shqip janë të theksuara dy fenomene përballë ndërkombëtarëve; 1. bashkëpunimi, partneriteti e që përkthyer shqip nënkupton fleksibiliteti deri në nënshtrim pa kusht dhe 2. denoncimi i vazhdueshëm i palës kundërshtare qoftë duke përdorur edhe shpifjet më të ulëta! I keni dëgjuar kërcënimet që opozita i bën në Shqipëri duke thënë se do ta lajmërojnë misionin e OSBE-në Vjenë apo Këshillin e Evropës për moshapjen e kutive! Në Kosovë adresa e denoncimit është Dragodani dhe EULEX-i. Edhe në Maqedoni shqiptarët e denoncojnë njëri tjetrin te ambasadat e huaja, te pushteti maqedon, te institucionet kosovare dhe në shtetin e të gjithë shqiptarëve e që nuk po na njeh shtetësinë, Shqipërinë pra! Mundësitë për denoncim këtu janë më të mëdha! Shqiptarët e Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës janë në fakt jetimë, pa babë dhe pa nënë! Në Serbi i kanë dyert e mbyllura ndërsa në Mal të Zi nuk kanë fare dyer! Pas demokratizimit të Serbisë dhe bashkëpunimit pa kufij të Malit të Zi me bashkësinë ndërkombëtar, interesimi për shqiptarët nga ndërkombëtarët ka rënë në zero! Prandaj janë të detyruar ti adresojnë denoncimet në Tiranë dhe Prishtinë. E kjo i bie sikur palestinezët të qajnë dhe të kërkojnë ngushëllim para Murit të Vajtimit në Jerusalem! Edhe pozita nuk është pjesë e lojës së përcaktuar me rregulla demokratike. Madje, në shumë raste lejohet edhe demonstrimi i muskujve, ndonjë shpullë, grusht turinjve apo shqelmim i pjesës më të butë të shpinës ( kurrizit) llogaritet si terapi e domosdoshme apo politiko-terapi! E keni parë se nuk bëhet një javë pa e grushtuar Erion Braçen dikush, qoftë në Kuvend, qoftë në rrugë! Apo, Edvin Rama më priti me mbathje tanga, disi si Anxhelina Xholi! Ose, Ramush Haradinaj u ndal në Burgun e Hagës pse kështu deshtë këta në pushtet! Marrëveshjen e Ohrit e kanë nënshkruar këta që po na akuzojnë se jemi tradhëtarë në kohën që vet kanë tradhëtuar! Policia dhe ushtria maqedonase vrau në Brodec shqiptarë dhe armët u ambushën vet shqiptarët! Po e vjedhin shtetin dhe po e shesin shtetin e Kosovës! Kryeministri i Kosovës viziton shtëpinë publike në Shkup! Ose në Bujanoc apo Preshevë; flet shqip e vepron si Daciqi.etj,etj,etj,.
Duhet ta pranoj se këso cilësime nuk do ti bënte as shteti armik! Jo për shkak të korrektësisë por për shkak të kredibilitetit, qoftë edhe si armik. Ndërsa, ne jemi shumë të shpejtë në rast se kur duhet ta ngrehim këmbëzën e armës aty ku nuk duhet dhe në rast se flasim fjalë të rënda dhe të pavërteta atëherë kur nuk duhet! Po ndalem pak në tri raste apo aktualitete që kanë abortuar pa lindur fare!
Rasti i Qazim Qeskës:
Qazim Qeska, anëtar i PDK-së në zgjedhjet e fundit lokale u zgjodh kryetar i Rahovecit. Ishte me shëndet të mirë dhe kishte vullnet të ushtronte detyrën që e fitoi me vota. Dikush i hudhi do bomba në oborrin e shtëpisë së tij dhe menjëherë iu përkeqësua gjendja shëndetësore që është krejt e natyrshme. Për këtë arsye ofroi dorëheqje të parevokueshme duke e lexuar tekstin e dorëheqjes para mediave, elektronike dhe të shkruara. Mandati i tij si kryetar i Rahovecit, ne rrethana normale do të duhej të përfundonte. Po të vepronte Ferat Sadria dhe presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu! Mirëpo ishte koha e pushimeve dhe zhvillimeve të tjera që kishin peshë më të rendë historike se Qazim Qeska. Ky ishte akti i parë i tragjedisë. Para se të përfundonte 45 ditëshi i paraparë për shpalljen e zgjedhjeve të reja lokale për kryetar të Rahovecit e që do ta bënte presidenti Sejdiu, partitë opozitare e filluan fushatën zgjedhore. Partia e vetme opozitare në Kosovë, AAK-ë u përcaktua që Smajl Latifi të jetë kandidat i saj duke llogaritur që pas ndalimit të Ramushit në Hagë, elektorati do të votonte për Smaljin që e braktisi një parti me ambicie shumë të madhe por me potencë shumë të vogël! Smajli edhe ashtu kishte shumë vota në Rahovec. Mirëpo, sipas formulës së Nastardinit që asnjëherë nuk del ashtu si e dëshiron, dështuan edhe AAK, edhe Smajl Latifi i cili deklaroi se është fitues moral! Tash po e akuzojnë Hashim Thaçin se ua ka prishur planet që fare nuk është e vërtetë! Edhe Babën Sheh të Rahovecit që i paska fry në vesh Qazim Qeskës! Në fakt, jo Hashimi por Fatmiri ua ka prishur planet! Hashimi nuk mund ti shpall zgjedhjet! Tash nuk po e kam të qartë pse presidenti Sejdiu nuk i ka shpallur zgjedhjet për kryetar të Rahovecit?! Ose ka qenë në pushime dhe me vonesë i ka ardhë letra e Ferat Sadrisë ose i ka thënë Hashimi që zgjedhjet lokale mbahen më vonë! Sidoqoftë, për mendimin tim Hashim Thaçi në këtë rast është krejtësisht i pafajshëm! Në fund të fundit, çfarë kryeministri apo kryetar i partisë do të ishte nëse një udhëheqës i një qeverie lokale apo anëtar i partisë që Thaçi e udhëheq do të shkonte aq lehtë dhe ti shkaktonte telashe në kohën kur nuk jemi pa probleme?! Kështu,e bindi Qeskën ti kthehet grixhës partiake dhe qeverisë lokale duke e thjeshtësuar problemin! Hashim Thaçi nuk është kryetar i AAK por i PDK-së prandaj veprimi i tij në këtë rast është krejtësisht normal! Kanë nxjerrë mësim nga rasti i Zafir Berishës! Edhe opozita (AAK) e kanë nënçmuar një të vërtetë shumë të rëndësishme, asaj se Hashim Thaçi është kryemjeshtër i tërheqjes së lëvizjeve të shpejta apo improvizimeve taktike! Prandaj kanë rënë në grep edhe AAK, edhe Smajl Latifi! Hashim Thaçi në lojën e shahut me lëvizje të shpejta ua bën mat të gjithë lojtarëve aktual të shahut politik në Kosovë! Ndërsa për lojëra më të gjata, lojtarët që na bëjnë mat të gjithëve janë Piter Fejt dhe Kristofer Dell. Jo pse e luajnë shahun mire por se kanë të drejtë të lëvizin figurat kur të duan, kah të duan dhe se rregullat e lojës i përcaktojnë vet! Me një fjalë, na i kanë hëngër kokrrat! AAK-së por edhe Smajl Latifit tashmë nuk i mbetet asgjë pos ti urojnë shëndet të mirë Qazim Qeskës dhe të shkojnë në një kurs të shahut për lëvizje të