E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Durrësit masa për sigurinë në plazhe

Drejtoria e Policisë së Qarkut, ka bërë të ditur, se "të gjitha masat kanë si synim rritjen e sigurisë dhe garantimin e qetësisë publike për pushuesit, si dhe për qytetarët durrsakë." Vendet e pushimit në të gjithë vijën bregdetare që nga dita e sotme, janë vënë nën vëzhgimin e patrullave të policisë, thanë burimet, duke shtuar se "efektivat e policisë kufitare bregdetare do të vëzhgojnë vijën ujore në të gjithë bregdetin me gjatësi prej afro 62 km".

Sipas tyre, kontrollet do të jenë më të rrepta në zonën e plazhit të Durrësit, ku në një vijë bregdetare prej 3.4 km pushojnë rreth 150 mijë plazhistë vendas dhe të huaj njëherësh. Masa të mira janë marrë edhe në bregdetin e Shkëmbit të Kavajës, sektorin Rinia, Hamallajt dhe Shën Pjetrit, ku gjatë këtij sezioni veror pritet të ketë një numër të lartë. Gjithashtu në vazhdën e këtyre masave, kontrollet do të shtohen edhe në të gjitha akset rrugore që nga Fushë- Kruja, Vora dhe Kavaja për të gjithë pushuesit të cilët i drejtohen qytetit bregdetar, kontrolle të cilat do të paralelizohen edhe me efektiva të shtuara nga  drejtoritë e qarqeve të tjera.

Parandalimi i aksidenteve rrugore dhe siguria në rrugë për mijëra pushues që mbërrijnë çdo ditë veçanërisht nga Kosova, përbën detyrën kryesore të seksionit të qarullimit rrugor,bënë të ditur burimet. Që nga fillimi i këtij muaji, në Durrës kanë mbërritur me tragete nga Italia mbi 50 mijë udhëtarë, pjesa më e madhe e të cilëve bashkëatdhetarë që kanë vendosur të kalojnë pushimet pranë familjeve të tyre ose në plazhet e mëdha të vendit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›