E Diel, 1 Nëntor 2026

Alibeaj, sulm mbi sistemin gjyqësor

Në transparencë të plotë,
Këshilli i Lartë i Drejtësisë
ka zgjedhur dje
gjyqtarin Artan Zeneli,
kryetar të Gjykatës së Tiranës.
Procesi i votimit ka qenë i hapur,
ndërsa shumica e anëtarëve të
KLD-së kanë votuar gjyqtarin
Zeneli, me një karrierë të pasur
në fushën e gjyqësorit, pasi më
parë ka qenë nënkryetar i kësaj
gjykate në periudhën 1993-1995.
Burime zyrtare nga Këshilli thanë
se gjyqtari Zeneli ripërfshihet në
sistemin gjyqësor pas një periudhe
shkëputjeje prej ushtrimit
të detyrës së gjyqtarit, detyrë të
cilën ai e ka ushtruar për tetë
vjet pranë gjykatave të rretheve
gjyqësore Krujë dhe Tiranë, ku
ka dhënë një kontribut të çmuar
në fushën e drejtësisë shqiptare.
Politika, sulm gjyqësorit
Megjithëse mbledhja e djeshme
u zhvillua në transparencë
të plotë, ku të gjithë kandidatët
ishin të pranishëm dhe kishin
parashtruar para anëtarëve të
KLD-së platformat e tyre për
drejtimin e Gjykatës së Tiranës,
politika ka kundërshtuar me
forcë zgjedhjen e Artan Zenelit
si kryetar i gjykatës së kryeqytetit.
Ministri i Drejtësisë, Enkelejd
Alibeaj, nuk denjoi të votojë në
mbledhjen e djeshme, duke shkelur
haptazi ligjet për organizimin
dhe funksionimin e KLD-së, madje
pas mbarimit të mbledhjes
doli në një konferencë për shtyp
në mjediset e ministrisë për të
sulmuar sistemin e gjyqësorit,
duke pohuar se vendimmarrja
ishte e parashikuar. Në këtë
mënyrë, ministri Alibeaj ka akuzuar
KLD-në, ku është pjesë edhe
vetë. Pas deklaratës së ministrit,
Këshilli i Lartë i Drejtësisë "përgënjeshtroi"
ministrin, i cili ishte
kundër zgjedhjes së gjyqtarit
Zeneli në krye të Gjykatës së
Tiranës, duke pohuar se vendimmarrja
ishte si pasojë e shumicës
dërrmuese të anëtarëve. KLD-ja
publikoi, nëpërmjet shefes së
marrëdhënies me Publikun, Ana
Shkëmbi, votat e Presidentit të
Republikës dhe nënkryetarit të
KLD-së.
Mbledhja transparente
Krahas deklaratave në distancë,
ministri Alibeaj, në sytë
e Presidentit të Republikës, gjatë
mbledhjes së djeshme të KLDsë,
tha se nuk janë plotësuar të
gjitha kriteret ligjore për emërimin
e kryetarit të Gjykatës së
Tiranës, megjithëse është vota e
anëtarëve të KLD-së që përcakton
nëse është e bazuar në ligj apo jo.
"Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në
mbledhjen plenare të datës 8 korrik
2009, nën drejtimin e Presidentit
të Republikës, Bamir Topi,
përfundoi procesin e shqyrtimit
të kandidaturave për funksionin
e drejtuesit të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë.
Në përfundim të një diskutimi
të gjerë dhe me debate juridike,
Këshilli me shumicë të votave,
vendosi emërimin e zotit Artan
Zeneli, në pozicionin e kryetarit
të Gjykatës së Shkallës së Parë të
kryeqytetit", tha KLD-ja. Sipas
saj, në vlerësim të transparencës
gjatë procesit të vendimmarrjes,
kryetari i Këshillit të Lartë të
Drejtësisë, Bamir Topi, deklaroi
se vota e tij shkoi në favor të
kandidatit Kastriot Selita, aktualisht
kryetar i Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Dibër. Zëvendëskryetari
i Këshillit të Lartë të Drejtësisë,
Kreshnik Spahiu, votoi në favor
të kandidates Manjola Bejleri,
ndërsa anëtari Neshat Fana e një
anëtar tjetër i KLD-së, votuan
në favor të kandidatit Petrit
Çomo. Pra, gjyqtari Artan Zeneli
ka marrë shumicën dërrmuese
të votave për t‘u zgjedhur
kryetar i Gjykatës së Tiranës,
megjithëse pas votimit politika
ka ndërhyrë sërish në punët e
gjyqësorit, ku përplasjet e Ministrisë
së Drejtësisë me Këshillin
e Lartë të Drejtësisë kanë qenë
të shpeshta dhe në fund ka fituar
KLD-ja. Mjaftojmë të kujtojmë
përplasjen për gjyqtarin, anëtarin
e KLD-së, Artan Gjermeni, i
cili u sulmua nga politika, por
edhe gjyqtarë të tjerë, të cilët u
shpëtuan ndërhyrjeve të politikës
në vendimmarrje. Precedenti
i Alibeajt për të ndërhyrë në
vendimmarrjen e KLD-së nuk
ka qenë i vetmi, pasi edhe në të
kaluarën propozimet e ministrit
janë rrëzuar nga votimet në
KLD.

KLD: Gjyqtarët magjistratë, prioriteti ynë

Krahas zgjedhjes së kryetarit
të ri të Gjykatës së Tiranës,
anëtarët e KLD-së kanë diskutuar
dje edhe për prioritetet e
punës në vitet në vijim, ku vëmendja
u përqendrua te gjyqtarët magjistratë.
"Rëndësi të veçantë në mbledhje,
patën diskutimet mbi nevojën
e vazhdimësisë së prurjes në gjykata
të gjyqtarëve magjistratë, e lidhur
kjo me vazhdimësinë e programit
të formimit fillestar nga Shkolla e
Magjistraturës për vitin akademik
2009 - 2010", tha Ana Shkëmbi, shefja
e marrëdhënieve me publikun,
ndërsa shtoi se për këta gjyqtarë ka
filluar një planifikim afatgjatë. "Në
përfundim të një diskutimi shumëplanësh
dhe në analizë të shumë
komponentëve, këshilli, pa të arsyeshme
që, mbi bazën e një studimi të
thellë, të realizojë në të ardhmen,
një vendimmarrje vizionare, e cila
do të konsistojë në një planifikim
afatgjatë për sjelljen e gjyqtarëve
të rinj nga Shkolla e Magjistraturës
në sistemin gjyqësor", përfundon
njoftimi i KLD-së.

ARTAN ZENELI
Eksperienca në punë
Qershor 2009 e në vazhdim
Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor
Tiranë
Maj 1999 deri qershor 2009
Partner kryesor ( Avokat i Lirë) Studio
Ligjore "Zeneli & Celiku" , Tiranë
Këshilltar i Jashtëm Ligjor i Kompanisë
AMC
Këshilltar i Jashtëm Ligjor i Kompanisë
"Top Media"
Këshilltar i Jashtëm Ligjor i Kompanisë
"Edil-ALIT"
Këshilltar i Jashtëm Ligjor i Kompanisë
"Frigo-Food"
1992 - 1999
Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor
Tiranë ( Larguar me dëshirë)
1993-1995
Zëvendëskryetar i Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë (Larguar me dëshirë)
Dhjetor ‘91 - Maj ‘92
Gjykatës në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor
Krujë
Korrik - Dhjetor 1991
Përmbarues në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor
Krujë
Maj‘ 01- Maj ‚05
Pedagog i jashtëm në lëndën e së Drejtës
Procedurale Civile pranë Departamentit
të së Drejtës Civile, në Fakultetin e Drejtësisë
të Universitetit të Tiranës.
Prill 2002 e në vazhdim - anëtar i
Këshillit Drejtues të Dhomës së Avokatisë
Tiranë.
Prill 2005 e në vazhdim anëtar i
Këshillit Drejtues të Dhomës Kombëtare
të Avokatisë
Shtator 2007 e në vazhdim - Anëtar
i Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit
(KKRT)
Kualifikimet
Maj 1993
Seminarin dyjavor në Institutin e Kriminalogjisë
në Marsejë,
Francë, organizuar nga Këshilli i Europës.
Prill 1994
Kurs njëmujor trajnimi të Gjyqtarëve
Shqiptarë në Romë, organizuar nga
Këshilli i Lartë i Magjistraturës Italiane .
Shkurt 1999
Kursi i trajnuesve për trajnimin e
Gjyqtarëve në Poloni, Varshavë, organizuar
nga Departamenti i Drejtësisë së
SHBA dhe ABBA-CEELI
Ka marrë pjesë gjithashtu në mjaft kurse
dhe seminare të organizuara brenda
vendit nga Ministria e Drejtësisë dhe
organizmat e ndryshëm europianë.
Arsimi
1987-1991
Diplomuar për Drejtësi (me shkëputje
nga puna) në Fakultetin e Shkencave
Juridike - Universiteti i Tiranës
Gjuhët e Huaja
Interesat
Njohuri të mira të Gjuhës Angleze dhe
Italiane
Historia, Letërsia, Politika, Teknologjia
Informative

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›