Menduh Thaçi dëshiron fitoren e Ramush Haradinajt
Thaçi u shpreh se komunikimet e tilla ndërpartiake ndërmjet shqiptarëve të Maqedonisë dhe të Kosovës mund të zbusin edhe mosmarrëveshjet e niveleve shtetërore që ekzistojnë.
Me këtë rast, siç njofton RTV 21, Haradinaj tha se gjatë këtij takimi që u mbajt të martën, janë diskutuar tema aktuale. Ndërkohë që Thaçi ka shprehur dëshirën e tij që në zgjedhjet lokale të nëntorit të fitojë Aleanca dhe Ramush Haradinaj.
Menduh Thaçi ka përmendur edhe rastin e Enciklopedisë maqedonase duke theksuar se kjo është për keqardhje. Thaçi beson se një libër i tillë mund të luftohet vetëm me një botim të një libri nga ana e intelektualëve shqiptarë.
"Nuk është vërtetë se tërhiqet enciklopedia, nuk do tërhiqet, një libër që botohet kurrë nuk mund të zhbihet, kemi rastin e diktaturave të mëdha. Libri luftohet vetëm me libër, besoj se shumë shpejt intelektualët shkencëtarët shqiptarë nga Maqedonia dhe nga trojet tjera do ta përbëjnë librin e vërtetë të historisë shqiptare", ka thënë Thaçi.