E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha vazhdon vizitën në Kosovë

Kreu i qeverise shqiptare ndodhet edhe sot ne diten e dyte te vizites ne Kosove ku e pret nje axhende e ngjedhur. Po sot, Berisha udhëton në Prizren ku pritet të shpallet Qytetari Nderi i këtij qyteti. 

PRISHTINE - Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, bashkë me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, do të vizitojë kompleksin memorial "Adem Jashari" në Prekaz si dhe familjen Jashari. Pastaj ai kthehet në Prishtinë, ku fillimisht do të vizitojë monumentin "Nju Born", për të vazhduar takimet me zyrtarë ndërkombëtarë - përfaqësuesin e BE-së Piter Feith dhe komandantin e KF0R-it gjeneralin Markus Bentler. Po sot, nga Prishtina Berisha udhëton në Prizren ku pritet të shpallet Qytetari Nderi i këtij qyteti.
Një ditë më parë Berisha u takua me krerët e shtetit të Kosovës ku sqaroi edhe qëndrimin e tij rreth bashkimit të shqiptarëve që jetojnë në disa shtete të rajonit.
Ai tha se bashkimi i shqiptarëve do të ndodh me integrimin e Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit në Bashkimin Europian dhe struktura euroatlantike
Zyrtarë të të dyja vendeve u kujdesën që gjatë vizitës së parë në Republikën e Kosovës e Kryeministrit Berisha të nënshkruheshin edhe gjashtë marrëveshjeve dypalëshe.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›