Menduh Thaçi: Shqiptarët, më rëndë se në komunizëm
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi po zhvillon një vizitë në Kosovë me ftesë të kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj.
Në një konferencë për shtyp të mbajtur në përfundim të takimit, Thaçi e ka vënë theksin tek problemet me të cilat po përballen shqiptarët e Maqedonisë.
"Pozita e shqiptarëve çdo ditë bëhet edhe më e rëndë, madje më e rëndë se në periudhën e komunizmit dhe tranzicionit. Përveç diskriminimit etnik, shqiptarët po ballafaqohen edhe me diskriminimin e rëndë ekonomik", ka deklaruar Thaçi.
Ndërsa Haradinaj ka vlerësuar rëndësinë e marrëdhënieve mes partisë së tij dhe PDSH-së dhe ka shprehur interesin e tij për t'u informuar mbi situatën në Maqedoni.