Sulme ajrore ndaj caqeve në Gaza

Ushtria izraelite ka kryer mbrëmë disa sulme ajrore ndaj gjashtë caqeve në Rripin e Gazës, gjatë një aksioni hakmarrës që e pasoi sulmet me raketa të militantëve palestinezë, një ditë më herët.
"Sulmi erdhi si përgjigje ndaj sulmeve vdekjeprurëse me raketa kundër Izraelit gjatë 24 orëve të fundit, të cilat rezultuan me vdekjen e një shtetasi të huaj në Netiv Ha'asara”, thuhet në kumtesën e Forcave Izraelite të Sigurisë.
Kumtesa i referohet një punëtori nga Tailanda, që u vra kur një raketë e lansuar nga Gaza shpërtheu në jug të Izraelit.
Pesë tunele që përdoreshin për kontrabandë dhe aktivitete terroriste dhe një punëtori e armëve ishin caqe të sulmeve ajrore, theksohet në kumtesë.
Gjatë ditës së sotme u raportua për dy civilë të lënduar si pasojë e këtyre sulmeve.