E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, opozita tërheq nismat, mazhoranca ngre komisionin

TIRANE-Pas gati 20 orë debate të filluara pasditen e djeshme, Kuvendi miraton vetëm me votat e mazhorancës ngritjen e komisionit hetimor për transparencën e zgjedhjeve. Pasi kreu i grupit të PS-së, Gramoz Ruçi deklaroi tërheqjen e nismave të opozitës, mazhoranca miratoi me 73 vota pro ngritjen e komisionit hetimor.
PS tërhoqi nismat ligjore në të cilat kërkohej transparenca e plotë e zgjedhjeve përmes hapjes së kutive të votimit, pas kundërshtimit të hasur nga ana e mazhoracës e cila propozoi hetim parlamentar të zgjedhjeve pa vënë dorë mbi kutitë.
Socialistët shprehen të bindur për të vazhduar betejën për transparencë duke përdorur të gjitha mjetet demokratike.

Replika Ruci-Topalli për ngritjen e Komisionit Hetimor
Ora 21:30- Pas kërkesës për tërheqjen e nismave të PS nga kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruci, kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli nuk e ka marrë për bazë, duke e cilësuar një kërkesë personale të tijën dhe ka vazhduar të hedhë në votim ngritjen e komisionit hetimir. Në këtë moment ka ardhur edhe ndërhyrja e Rucit duke e cilësuar një rast të paprecedent, vendimin e marrë nga kryetarja e parlamentit

“Po krijoni një precedent penal pas 20 vjetësh, bëni kërkesën tuaj, po ju nuk mund të votoni nismën tonë, kur ne e tërheqim, ju nuk mund ta votoni, ky është skandal” – ka deklaruar Ruci. Ndërsa Topalli ka deklaruar se “Kërkesa u bë në emrin tënd, nuk u bë në emër të grupit, nuk kam asgjë të shkruar përpara, kështu që vazhdoj votimin”.
Deputëtët e PS nuk kanë qënë dakort me votimin e bërë nga Kuvendi, për ngritjen e komisionit hetimor.

Ruci: Tërheqim dy nismat e PS për zgjedhjet
Ora 21: 00- Ruci, duke mos duruar më situatën ka kërkuar tërheqjen e nismave të PS, sipas tij, në bazë të nenit 72 të rregullores "Unë tërheq nismat e Partisë Socialiste për transparencë të zgjedhjeve të 28 qershorit" - u shpreh Ruci.

“Nesër do të jetë vonë, nuk mund të mbani peng të ardhmen për ti dhënë zgjidhje krizës politike, por u ndeshëm me demagogjinë dhe spekullimin, e mashtrimin, asnjë ofertë konkrete nuk morëm asnjë herë nuk është vonë, më mirë vonë se kurrë thotë populli. Në emër të PS, gjenui forcën dhe kurajon për të gjetur vullnetin politik për të votuar nismat tona. Nese nuk i votani ne do ti tërheqim nismat dhe populli do ti dalë për zot votave të tij, ne do jemi me të” – duke lënë të kuptohet se hapja e kutive nuk ka negociata të tjera përvec hapjes.

Edhe sot në ditën e dytë të seancës maratonë, kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruci ka deklaruar se kriza mund të zgjidhet, pasi nuk pengohet juridikisht, ajo pengohet nga një njeri i vetëm, sipas tij.
“Sot Shqipëria nuk është thjesht në një krizë juridike, kriza është politike, ka vetëm një mënyrë për ta zgjidhur: vullnet politik. Këtë nuk kuptojnë kolegët demokratë, por vazhdojnë të sfidojnë të drejtën e popullit. Juridikisht nuk ka asnjë pengesë për të nisur hetimin e zgjedhjeve, e pengon vetëm regjimi i një njeriu, ai është Sali Berisha” – ka përsëritur Ruci.

Nëpërmjet fjalëve “Zoti Berisha hap kutitë që mban peng, për të treguar që nuk ke vjedhur dhe qeveris deri në fund, duke na detyruar nevë të shkojmë në shtëpi”, Ruci ka treguar përsëri alternativën e palëkundur të opozitës.

Në fjalën e tij deputeti Ruci është shprehur se do të linte imunitetin e tij nese Berisha pranon të hapë kutitë, duke e sfiduar “kavalierin” për të tretën herë.
“Kavalieri ynë heshti përsëri, e sfidoj për herë të tretë, e sfidova me kartat e identitetit, tani është momenti i sfidës së radhës. Ai kishte urdhëruar që të më padistë mua penalisht për denoncimin që i kasha bërë për kartat, por nuk ja vlen të merrem me kryeministrin Al Kapone që i fut duart kudo edhe aty ku nuk i takon, prandaj unë e lë imunitetin tim për akuzat për kartat, ndësa ti merr masat e tua, hap kutitë, se xhamat e blinduar të zyrës tënde nuk do të shpëtojnë nga dëshmërimi publik”- deklaroi Ruci.

Zgjidhja sipas Rucit duhet gjetur sa më parë, sepse nuk mund të mbahen pafundësisht peng kutitë ku fshighet vullneti i popullit. Duke kërkuar edhe një herë votimin e nismave të PS, Ruci sqaroi se nëse nuk votohen sot, PS do ti tërheqë mbrapsht dhe më pas do të jetë populli ai që do të kërkojë drejtësi.

Strazimiri: Incidenti në sallë, strategji e PS
Ora: 20:04- Deputeti demokrat Gent Strazimiri deklaroi në një komunikim në News24 se incidenti në kuvend ishte vetëm strategji e Partisë Socialiste.
“Incidenti është thjesht një strategji e PS-së. Njerëzit e PS janë në kuvend për konflikt dhe jo për të gjetur konsensus. Zotit Bizhga nuk ju përmend emri” theksoi Strazimiri.
Deputeti demokrat tha se në sallë nuk pati konfrontim fizik ndërsa sipas tij ai që shkelli rregulloren ishte Gazmend Bizhga.
“Nuk është komunikuar asnjë masë. Unë nuk e kam shkelur rregulloren, zoti Bizhga e ka shkelur rregulloren me të dyja këmbët” u shpreh Strazimiri.

Bizhga për News 24: Nuk pata konfrontim të drejtpërdrejtë
Ora 20:00- Në një lidhje telefonike me News 24, deputeti socialist Gazmir Bizhga sqaron situatën e tensionuar të ndodhur pak më parë në sallën e Kuvendit. Sipas tij, ai është ngritur për të replikauar pas akuzave të bëra ndaj tij nga deputeti Igli Cara, por nuk ka marrë dot fjalën nga nënkryetari i Kuvendit. Bizhga sqaron se nuk ka pasur konfrontim të drejpërdrejtë mes tij e Strazimirit pasi rojet e gardës nuk e kanë lejuar një gjë të tillë.
“Ishtë një situatë normale në vijim të seancës së sotme, një nga kolegët e mij të Durrësit bëri akuza drejt meje, unë kërkova të drejtën e replikës. Pata një situatë përplasjeje, nuk mund të flas për konfrontim fizik të drejtpërdrejtë, pasi nuk e lejuan rojet e gardës së Republikës” – deklaroi Bizhga.

Në lidhje me akuzat e forta që ka bërë në sallën e Kuvendit deputeti socialist ka deklaruar se “Ajo cfarë kam thënë është vetëm maja e ajsbergut, nuk kam deklaruar më shumë pasi nuk dua të heq vëmendjen nga cështja që po diskutojmë”, ndërsa i pyetur nëse është marrë ndonjë masë pezullimi ndaj tij, Bizhga është përgjigjur që jo, dhe se vazhdon të jetë pjesë e Kuvendit.

Konfrontimi i dytë fizik Bizhga-Strazimiri
Ora 19: 20- Pas pesë minutash séance filloi me marrjen e së drejtës për replikë nga ana e deputetit Bizhga, i cili replikoi me deputetin Igli Cara. Menjëherë pas përfundimit të fjalës së tij ka nisur edhe përplasja e dytë fizike mes Bizhgës e Strazimirit. Debati i tyre ka sjellë përsëri ndërprerjen e seancës. Nuk dihet se kur do të rinisë debate normal në Kuvend. Gazetarët nuk janë lejuar të ndjekin live ngjarjen.

Tension në seancën e Kuvendit. Përplasje Bizhga-Strazimiri
Ora 19: 10- Deputeti socialist Gazmir Bizhga ka kërkuar të replikonte pas akuzave të bëra nga deputeti  i PD Igli Cara. Nënkryetari i parlamentit nuk e ka lejuar një gjë të tillë dhe në këtë moment kanë filluar replikat me zë mes tij e deputetit të PD, Gent Strazimiri, ky i fundit ka ndërhyrë që Bizhga të mos merrte fjalën për replikë por të ulej në vend. Replika këto të vazhduara edhe me shtyrje fizike mes tyre, duke sjellë edhe pezullimin e seancës për pesë minuta.

PS, Dogjani: Hapni kutitë, për të provuar padrejtësitë në Kukës e Has

Ora 14:20-Deputeti socialist Asllan Dogjani theksoi sot se kërkesa e socialistëve për transparencë ligjore është e drejtë dhe e bazuar në Kushtetutë. “Kërkojmë transparencë për ti dhënë fund tranzicionit electoral në vend.”, Sipas Dogjanit para zgjedhjeve iu bë presion anëtarëve të disa komisioneve të votimit në Kukës, disa u transferuan nga një qëndër në tjetrën, disave iu bë presion se do tu ndërprehet ndihma ekonomike nëse nuk zbatojnë urdhrat. “Hapni kutitë zoti kryeministër sepse kështu mudn të vërtetohen padrejtësitë që janë bërë në Has e Kukës”.

PS, Ledi Shamku: Berisha, për një prijës është më e denjë të fitojë mbi veten

Ora 13:10-Deputetja e PS, Ledi Shamku bëri thirrje për transparencë të zgjedhjeve. Shmaku iu drejtua me një thirrje konkrete në këtë rast kryeminsitrit Sali Berisha. Ju bëj thirrje të ngriheni mbi veten dhe të lejoni hetimin e plotë e në transparencë të plotë. Kam vënë re, zoti Kryeministër, se shpesh ju kandet të citoni figura historike, e madje edhe ta përqasni veten me to. Në vazhdë të kësaj pëlqese, po ju drejtohem edhe unë me fjalët e Lekës së Madh: "Për një prijës, është më e denjë të fitojë mbi veten, se mbi kundërshtarët". Shqiptarët këtë presin, zoti Kryeministër, ngadhënjimin tuaj mbi veten.

Pas Topallit zhurme ne parlament. Gjoni: Nuk jam Berisha unë që vret njerëz

12:50-Shkakton zhurmë ndërhyrja e kryetares së parlamentit në diskutimet e deputetëve në parlament. Ilir Gjoni reagon ndaj diskutimit të Topallit dhe kërkon të replikojë, por kryeparlamentarja Topalli i ndërpret fjalën. Mes zhurmës së krijuar Gjoni shprehet “Më vjen mirë që diskutimi im të paska bërë përshtypje. Por,ti nuk mund të hedhës dot balë mbi mua e familjen time, nuk jemi ne si Sali Berisha që vret e pret”. Pas Gjonit, deputetja Xhuvani i pergjigjet Topallit se "personalisht nuk e fyej elektoratin tim, shkoni e pyesni ne zonen time", tha Xhuvani.

Topalli-socialisteve: Ju ofruam transparencë, por ju nuk e doni

Ora 12:35-Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli u bëri thirrje deputetëve socialistë që të mos e kthejnë seancën në një seancë gjyqësore dhe ti përmbahen realicionit të dalë nga Komisioni i Ligjeve me tematikë hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit.

“Nuk mund ta imagjinoja kurrë që një seancë plenare të kthehet në një gjyq special i komisionerëve socialistë”.

Duke iu drejtuar disa prej deputetëve që diskutuan sot në seancë, Topalli u ndal tek Ilir Gjoni, Luiza Xhuvani, e Ethem Ruka. “Zonja Xhuvani, nuk duhet fyer militanti. Është e paturpshme ajo që the, se nuk duhet fyer militanti”.

“Zoti Gjoni unë nuk kam asnjë urrejtje për ty, ti nuk mund të përmbysësh ato vlera që ne arritëm më 28 Qershor, se jeni mësuar gjithmonë që pushteti është vetëm me ju. Keni 24 orë që gënjeni, kishit 7 muaj që donit komision hetimor, por tani që do ngrihhej komisioni hetimor, thoni jo duhet ndryshuar ligji. Berisha ndejti dje 7 orë duke ju dëgjuar, as nuk doni transparencë, por doni të transmetoni krizën e Edi Ramës në parlament”. Duke vazhduar fjalën Topalli tha se socialistët po bëjnë cmos që të pengohet integrimi. Topalli i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të kontribojnë në proceset historike të vendit duke theksuar se " në rast të kundërt do ta mbani përgjegjësi të madhe për humbjen e shanseve të Shqipërisë për integrimin dhe liberalizimin e vizave me BE-në".

“Në momentin më të rëndësishëm të shqiptarë qe kanë ndenjur të izoluar, dhe duan integrim, ju bëni të kundërtën. Zoti Gjoni ka ikur koha e përmbysjeve, ishin 20 vite më parë, harroje e mund ta përmbysësh. Ne jemi këtu që ky parlament të funksionojë. Bëjini transperncë të plotë ligjore atij relacioni që keni para “, tha Topalli.
Ndërsa drejtuar zotit Ruka, Topalli theksoi se duhet matur mirë kur thuhet manipulim tëzgjedhjeve. “Zoti Ruka thatë se parlamenti është I manipuluar. Ju sfumoni kështu Këshillin e Europës. Nuk janë deklarata këto se ju nuk pranoni se keni humbur”.

PS, Et’hem Ruka: Zbardhni zgjedhjet

Ora 12:20-Deputeti socialist Et’hem Ruka gjithashtu I bëri thirrje mazhorancës të zbardhë zgjedhjet e 28 Qershorit pasi kjo tashmë ëhstë kthyer në sfidë e përbashkët. “Unë ju ftoj të reflektoni, ka ende kohë”, tha Ruka.

PD, Oketa: Opozita të përqëndrohet tek hetimi i zgjedhjeve, jo në kërkesat e pabaza te Ramës

Ora 11:50-Deputeti Gazmend Oketa duke vlerësuar diskutimin që po bëhet në Parlament i bëri thirrje opozitës që të përqëndrohet në relacionin e sjellë në Kuvend nga Komisioni i Ligjeve për të diskutuar realisht mbi hetimin e zgjedhjeve.

“Unë do të dëshiroja të përshëndesja faktin tepër pozitiv se tashmë vendi ka një pozitë reale, diskutimi po zhvillohet në këtë sallë që nga dita e djeshme edhe pse deputetët të opozitës kalojnë në terma të tjera. Është një zhvillim pozitiv pavarësisht se në këtë pikë duhet të ishim 7 muaj më parë”.
Oketa deklaroi ndër të tjera se kërkesat e PS janë të pabaza. “Kërkesa e PS vjen nga mosbesimi që zoti Rama ka ndaj vëzhuesve vendorë e ndërkombëtarë që monitoruan situatën”.

Duke iu referuar shprehje së deputetit socialist, Majko një ditë më parë në parlament se “mazhoranca bën gol me dorë si Maradona”, Oketa tha se “Zoti Majko, mazhoranca i dha opozitës shqiptare të gjitha mundësitë, ishit ju që caktuat cdo gjë në lojën e zgjedhjeve, hapesirat e portës, përmasat e topit, por nuk është faji i mazhorancës se lojtari juaj kryesor dontë të bënte gol nga tribuna”.

PR, Mediu reagon: Zonja Xhuvani ki individualitetin tënd, jo të kryetarit

I menjëhershëm ishte reagimi i Ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu ndaj fjalës së Luzia Xhuvanit. “Ju moj zonjë e keni nisur mbrapsht punën. Hera e parë që vini në Kuvend dhe nuk e nisni parsh por e nisni mbrapsht. Vlerësoj hapjen, po jo më shumë sec duhet se të bën dëm. Ki individualitetin tënd dhe jo tekstet për recitim të kryetarit tënd”.

PS, Luiza Xhuvani: Mazhoranca të hapë ndërgjegjen, jo të shpërblejë Gërdecet me poste

Ora 11:20-Deputetja socialiste Luiza Xhuvani në fjalën e saj për herë të parë në Parlamentin shqiptar i bëri thirrje mazhorancës që të hapë ndërgjegjen sepse vetëm kështu do të nxjerrë vendin nga kulla e ngujimit.
“A jeni koshient që pa transparencën e zgjedhjeve ju po kërcënoni demokracinë. A e dini që një shtet që nuk përfaqëson 100% vullnetin e popullit i ngjan një gruaje shterpë?”.

Sipas Xhuvanit, qeveria është kthyer tashmë në një qeveri fatkeqësish që shpërblen me poste ministrore cdo dëm në vend. “Cpo ndodh me Gërdecin, ju nuk kërkuat falje, ju shpërblyet fajin. Emëruat Ministër Mjedisi atë ministër që komandoi Gërdecin, me përmbytjet në Shkodër, shpërblyet sërish. Nuk është mirë, hapni ndërgjegjen”. Xhuvanit akuzoi mazhorancen se vuan nga komplekset. "Ju vuani kompleksin e Akilit dhe ruan thembrën për ndonjë shigjetë".

PD, Ferdinant Xhaferri: Socialistët nuk dinë cfarë të kërkojnë

Në fjalën e tij në seancë, deputeti demokrat Ferdinant Xhaferri, njëkohësisht Ministër I Kulturës akuzoi socialistët për kërkesa absurde.
“Në gjithë diskutimet tuaja si tek deputetët e rinj dhe tek ata të vjetër, e filluat me fjalinë e parë për transparencë dhe pastaj vazhdoni me fjalën harrohet transparenca”. Sipas Xhaferrit “detyrimi i mazhorancës sot është ti shpjegojmë shqiptarëve pse, Edi Rama ka vendosur tju lejë jashtë parlamentit”.

PS, Ilir Gjoni: E vërteta e manipulimit të zgjedhjeve në kuti, Berisha bën sikur nuk e di

Ora 10:50-Deputeti Ilir Gjoni cilësoi sot se seance e djeshme parlamentare që duhet të ishhte një seancë shprese u kthye në një seancë dëshpërimi, pasi kryeministri nuk pranon të kuptojë kërkesat e socialustëve.
“Seanca e sotme dhe e djeshme duhet te ishte nje seancë shprese, por është kthyer në një seancë dëshmpërimi. Aty ku qytetari duhet të përfaqësohet denjësisht po ndodh e kundërta, pasi kryeminsitri po bën sikur nuk e a kuptuar cfarë kërkon opozita dhe duke luajtur me kërkesat e PS. Po ky kryeministër është i njëjti person kur ishte president të rrihnin komisionerët socialistë. Po kështu dje u hodh ideja ogurzezë për krijomin e një prokurorie për zgjedhjet”.

Sipas Gjonit e vërteta nuk duhet kërkuar gjatë pasi ndodhet brenda në kuti dhe se manipulimi I zgjedhjeve të mos kthehet më në një traditë në zgjedhjet shqiptare. “Ju erdhët në pushtet më 28 Qershor përmes një procesi të manipuluar. Manipulimi i zgjedhjeve është bërë tradicionale në Shqipëri. Kjo është një sëmundje që duhet të konsiderohet po aq vdekjeprurëse sa një sëmundje vdekjeprurëse”,t ha Gjoni.

PS, Meksi: Kriza më e madhe sesa duket në sipërfaqe

Ora 10:30-Deputetja socialiste Ermelinda Meksi përvec kërkesës së socialistëve për kutitë ka vënë theksin në situatën ekonomike në vend. Meksi theksoi se vendi është në një krizë shumë më të madhe se duket në sipërfaqe. “Kriza është më e madhe se duket në sipërfaqe. Ka mungesa të mëdha buxhetore. Shqiptarët ndërkohë po përballen me cmimet e larta të energjisë, ushqimeve. Në vitin 2009 kemi patur shpenzime të mëdha e kjo për shkak të fushatës elektorale, ndaj kemi deficite buxhetore”
Meksi përmendi gjithashtu privatizime dhe inagurime të parakohshme vetëm për efekt fushate.

PD, Gjana: Lulet po celin e do celin, por kutitë nuk i celim

Ora 10:00-“Kanë celur lulet, mimozat, do celin bajamet e cdo gje tjetër, por kutitë nuk do celen”, tha deputeti democrat Jemin Gjana sot në sallën e kuvendit gjatë diskutimit për hetimin e zgjedhjeve.
Gjana nuk ka kursyer sulmet ndaj deputetëve socialistë për mënyrën sesi kanë fituar mandatet.
Gjana gjtihashtu theksoi se nuk ka asnjë arsye për të hapur kutitë, pasi kodi elektorar u hartua brenda normave të dispozitave së bashku me opozitën, e cila e firmosi pa asnjë hezitim. “E bëtë ligjin për zgjedhjet si deshët, madje asnjë fjalë e asnjë gërmë nuk shtuat për partitë e vogla. Ju e dini mirë si I bëtë zgjedhjet në vitin 2001, në Vitin 2003, vitin 2005, në vitin 2007”.

PS, Bizhga: Hapni kutitë, ose ne në protesta

Ora 09:50-Gazmir Bizhga deklaroi sot nga salla e parlamentit se nëse kutite nuk hapen atëherë e vërteta do të kërkohet nëpër sheshet e rrugët e Shqiperise me protesta. 

PS, Xhafaj e Leskaj: Mazhoranca nuk ofron kompromis

Ora 09:30-Ndërsa pritet të nisë seanca parlamentare që do të vazhdojë ditën e sotme diskutimin e mbetur përgjysëm, deputetët socialistë shprehen se dhe dhe sot nuk pritet ndonjë zgjidhje, pasi sipas tyre mazhoranca me në krye Berishën nuk tregonshenja konstruktiviteti ndaj kërkesave të opozitës.
Deputeti Fatmir Xhafaj për TVNews24 tha pak para nisjes së seancës parlamentare se “dje ishte një seancë maratonë për shkak të ndërhyrjeve të tepërta dhe të panevojshme të kryeministrit të vendit. Nga goja e kryeministrit nuk dëgjuam gjë tjetër vecse diversione dhe në cdo rast shprehjen që kutitë nuk hapen”.
Sipas Xhafajn duhet bërë e qartë se opozita kërkon hetim parlamentar dhe jo penal. “Tjetër funksion ka hetimi parlamentar dhe ai penal. Në rast se do kërkonim hetim penal do viheshin para drejtësisë përgjegjësit dhe ata të dënoheshin. Por me hetimin parlamentar ne kërkojmë vetëm që të zbardhet e vërteta, transparencë me synim kryesor që të evidentohen problematikat që shkaktojnë këto probleme”.

Edhe deputetja Leskaj theksoi ngjashëm me Xhafajn se kriza nuk është juridike dhe institucionale, por politike.
Njëkohësisht Leksaj theksoi se séance e sotme do të jetë e gjatë dhe plot diskutime. “E vërteta është se nuk shohim asnjë shenjë konstruvikteti”, tha Leskaj.

Nisi seanca
Kuvendi nisi sot në orën 09.30 seancën tjeter maratonë për të diskutuar nismat ligjore të propozuara nga PS-së për transparencën e zgjedhjeve. Ndonëse debati i nisur dje zgjati deri në orët e para të mëngjesit te sotme mes palëve nuk është arritur asnjë konsensus. Demokratët dhe socialistët e kanë bërë të qartë se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga pozicionet respektove. Deputetët e opozitës thanë se nuk pranojnë asnjë zgjidhje tjetër të krizës, veç hapjes së kutive të votimit me qëllim transparencën dhe parandalimin e shkeljeve në procese të tjera në të ardhmen. Ndërsa ata të maxhorancës thanë nga ana e tyre se janë dakord me hetimin parlamentar të zgjedhjeve, por pa i prekur kutitë e votimit, pasi kjo cenon pavarësinë e gjykatave e për pasojë shkel rëndë Kushtetutën.
Kryeministri Sali Berisha, i cili ka ndërhyrë disa herë pas diskutimeve të deputetëve të PS-së, është shprehur i gatshëm për t'i dhënë përgjigje legjitime dhe kushtetuese kërkesës së opozitës për transparencë, por duke lene te kuptohet se kutite nuk mund te preken. Mbyllja e punimeve per te rifilluar sot u propozua nga PS. 

 (d.b/s.g/e.n/m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›