Amanpour e braktis CNN-in

Rrjeti televiziv ABC njoftoi sot se gazetarja e CNN-it, Christiane Amanpour, do ta zëvendësojë George Stephanopoulos si udhëheqëse e emisionit “This Week”.
ABC këtë lajm e ka bërë të ditur nëpërmjet një e-maili që i është dërguar personelit.
Nuk është e qartë nëse angazhimi i Amanpourit paraqet ndërrimin e kahjes së emisionit, që në formë të një talk-show emitohet të dielave në mëngjes dhe iu kushtohet temave politike.
Amanpour njihet më së tepërmi për nga raportimet nga zonat e përfshira në luftë.
Stephanopoulos ka braktisur emisionin “This Week” qysh në muajin dhjetor dhe është bërë një prej udhëheqësve të emisionit “Good Morning America” , i cili po ashtu emitohet në ABC.
Christiane Amanpour do të duhej që emisionin e saj të ri të fillojë ta udhëheqë nga muaji gusht.
Në memorandumin dërguar personelit të CNN-it rreth largimit të Amanpourit nga ky televizion, presidenti i këtij rrjeti, Jim Walton, thekson: “Puna e saj ka lustruar brendin e lajmeve tona, duke i dhënë atyre një autoritet. Nga ana tjetër, edicioni i CNN ia ka hapur dyert asaj në gjithë botën, duke ofruar një platformë globale për raportimin inteligjent, të guximshëm dhe principiel të nënshkruar nga ajo. CNN dhe Christiane i ndihmuan njëri-tjetrit në mënyrë të mrekullueshme”. (WP)