E Shtunë, 31 Tetor 2026

Menezes: Ganso të shkojë te Milani

Trajneri i Brazilit, Mano Menezes i ka thënë mesfushorit Paul Henrike Gansos që të zgjedhë Milanin para Mançester Junajtidit. “Ganso? Ai ka cilësinë dhe sensin e përkryer taktik për futbollin italian. Ai duhet ta rrisë energjinë, por ai është i ri dhe koha është në favor të tij. Problemi është se për Ganson, Santosi dhe futbolli brazilian nuk është qendra e botës dhe e futbollit dhe kur e mat veten me futbollistët tjerë brazilianë atëherë ai ndjen se duhet të shkojë në Europë. Ai do të zhvillohej në Itali”, ka thënë Menezes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›