E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalglish: Duhet të shesim para se të blejmë

Menaxheri i Liverpulit, Keni Dalglish, thotë se çdo përforcimet shtesë të kësaj vere do të varet nga lojtarët që do të largohen nga klubi. Dalglish ka qenë i ngarkuar në tregun e transferimeve deri tani, pasi ka sjellë Stjuart Dauning nga Aston Vila, Çarli Adam nga Blackpul dhe Xhordan Henderson nga Sandërlend. Megjithatë Redsat janë lidhur edhe transferime të tjera, si mbrojtësi i Lionit, Ali Cisokho dhe ylli i Paçukas, Marko Bueno. “Nëse do të ketë më shumë përforcime mbetet të shihet dhe kjo varet nga lojtarët që do të largohen. Ne jemi të kënaqur me punën që kemi bërë deri tani”, ka thënë Dalglish.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›