Menezes, pjesë e mafisë

Ish sulmuesi i mirënjohur brazilian, Romario ka sulmuar ashpër selektorin e Brazilit, Mano Menezes.
Romario është i bindur se Menezes është duke e bërë keq punën e tij dhe se skuadra nuk po luan mirë. “Brazili nuk po shfaq futboll atraktiv nën drejtimin e Menezesit. Skuadrës po i humb mjeshtëria dhe mençuria”, deklaroi ish sulmuesi i Barcelonës, i cili nuk i la me kaq kritikat e tij për Menezesin.
“Menezes është pjesë e mafisë që qeveris futbollin brazilian. Interesi i tyre i vetëm janë paratë. Të gjithë janë hajdutë dhe banditë”, u shpreh Romario.