Mëngëpërveshur
Të gjithëve ju kujtohet ima- Mëngëpërveshurzhi i ambasadorit rishtar amerikan, që përvishte mëngët e këmishës në palestrën ku po numëroheshin votat për kryebashkiakun e Tiranës, në majin e kaluar. Ende i pastërvitur me klimën e nxehtë të zgjedhjeve shqiptare, z.Arvizu duhet të ketë menduar se ai qëndrim në sallën me ajër mbytës, ishte garancia më e mirë për të siguruar certifikimin e zgjedhjeve shqiptare. Koha tregoi, se pavarësisht kontrollit dhe verifikimit në atë palestër, vendimi përfundimtar për fituesin e bashkisë së kryeqytetit do të vendosej në një tjetër sallë, pak kilometra më larg, buzë Lanës. Aty ku pesë gjyqtarë të Kolegjit Zgjedhor zyrtarizuan procedurat e shumëdiskutuara të numërimit të votave në kutitë e gabuara dhe së bashku me këtë vendim ngritën edhe një herë hije dyshimi dhe mosaprovimi të rezultatit nga të gjithë faktorët. Drejtësia foli dhe u deklarua se askush nuk mund të diskutonte vendimin e saj. Pavarësisht raporteve ndërkombëtare për një procedurë të dyshimtë, askush prej diplomatëve të huaj nuk mund të diskutonte një vendim gjyqësor. Sepse i tillë është respekti për gjykatat, në çdo vend që i thotë vetes demokraci. Kjo aksiomë vlen edhe në rastin kur drejtësia nuk gëzon reputacionin e duhur të paanshmërisë dhe barazisë së zbatimit të ligjit. Leksioni ishte i qartë. Nëpërmjet verdiktit të një gjykatësi “të kapur” mund të vihen në dyshim jo vetëm rezultatet e zgjedhjeve, por edhe të mbytet çdo akuzë apo video-regjistrim, që mund të dëmtojë njerëzit e veshur me pushtet. Vetëm një muaj më parë, drejtësia rrëzoi një tjetër aferë të dyshimtë për ish-zv.kryeministrin Ilir Meta, dhe sërish kancelarive të huaja nuk u mbeti gjë tjetër veçse të deklaronin “habinë e tyre” për këtë vendim. Sigurisht që kjo “habi” publike e ndërkombëtarëve, përkthehet në kabllogramet sekrete dhe korridoret e diplomacive më të rëndësishme, si një tjetër vendim i dyshimtë. Ashtu siç shprehet Samuel P. Huntington “Demokraci nuk do të thotë vetëm liri mendimi dhe zgjedhje të lira. Demokraci do të thotë në radhë të parë sundim i ligjit. Pa zbatimin e barabartë të ligjit, demokracia është e vdekur”. Dhe mesa duket gongu i alarmit për atë që po prodhon drejtësia shqiptare ka rënë në disa kancelari të rëndësishme. Përpara se të vihen përpara një tjetër “fait accompli” të drejtësisë shqiptare (shembulli më i afërt është ai i hetimeve të ngjarjeve të 21 janarit), duket se ambasadori amerikan dhe disa kolegë të tij të akredituar në Tiranë e kanë kuptuar mjaft mirë leksionin e përveshjes së mëngëve në kohën dhe vendin e duhur.
Javët e fundit Z.Arvizu ka nisur një sërë lëvizjesh, të cilat tejkalojnë ndoshta edhe tisin e zakonshëm të neutralitetit diplomatik. Diplomati ka folur hapur për ndëshkimin e organizatorëve dhe ekzekutorëve të 21 janarit, për zgjedhjen e një presidenti të konsultuar paraprakisht mes të gjithë faktorëve politikë, por edhe ka përcaktuar “yjet në ngjitje” në PD. Ambasadori shfaqet në krah të Prokurores së Përgjithshme, si një barrierë ndaj intimiditimit të saj. Më tej, kërkon një president të “konsultuar paraprakisht”, duke synuar krijimin e një tjetër filtri ndaj orekseve të kryeministrit. Në përfundim të ditës, diplomati i demokracisë më të madhe të globit, përcakton kryebashkiakun Basha, për habi të të gjithë opozitarëve, si një “yll në ngjitje”. Një orvatje për të treguar më tepër sesa zenithin Basha, ekzistencën e mundësisë së zëvendësimit të yjeve që shndrijnë prej kohësh në qiellin blu të Partisë Demokratike.
Shumë analiza mediatike e debate politike po përpiqen t’i japin një shpjegim këtyre lëvizjeve e deklaratave të njeriut të Uashingtonit. Edhe në këtë rast, po ndodh e njëjta tjerrje, që shfaqet pas çdo raporti ndërkombëtar, kur secila prej palëve politike në të njëjtin tekst të ndërkombëtarëve shikon “gotën gjysmë bosh” dhe tjetra “gjysmë plot”, sipas oreksit të saj. Por përtej skenarëve provincialë, që mund t’i vishen sjelljes së javëve të fundit të Z.Arvizu, nuk mund të fshihet një konstatim i faktueshëm. Në një mënyrë apo tjetër, duket se dikush në Uashington është bindur se në Shqipëri gjërat nuk po shkojnë si duhet. Për këtë qëllim, i është dhënë “dorë e lirë” diplomatit të tyre, që të kalojë disa skrupuj të mëparshëm neutraliteti, jo vetëm në deklaratat politike, por edhe në çështje delikate siç është zgjedhja e presidentit të ri apo hetimi i “21 janarit” përkrah prokurorisë. Pra, dy nga temat më të rëndësishme që shqetësojnë sot të gjithë shqiptarët dhe miqtë ndërkombëtarë: Pavarësia e institucioneve dhe respektimi i ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë. Shqetësimi i parë ka lidhje me presidentin dhe njëkohësisht me kryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, strukturës përgjegjëse për gjyqësorin, ndërsa alarmi i dytë synon nxitjen e prokurorisë, për të evituar rrëzimin e një tjetër çështjeje të rëndësishme, ku drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë. Dukë përshkuar këtë rrugë, gjurmët e rrugëtimit të ambasadorit amerikan na çojnë tek një burim i njohur: Neutralizimi i përqendrimit të mëtejshëm të kontrollit të gjyqësorit dhe së bashku me të edhe të pushteteve të tjera, në një dorë të vetme. Diplomatët e kanë bërë lëvizjen e tyre. Tashmë mbetet vetëm që të shikojmë se si do të reagojë pala tjetër, përpara se të nisim të kuotojmë suksesin e kësaj orvatjeje.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)