Në shkurt, krasiten listat e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike
Minisbashkitë do të largojnë nga lista familjet që kanë burime të tjera të ardhurash Minibashkitë do të reduktojnë numrin e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike. Kjo do të ndodhë në të gjitha njësitë bashkiake të kryeqytetit duke filluar nga fillimi i muajit shkurt e në vazhdim. Sipas të dhënave nga disa minibashki të kryeqytetit bëhet e ditur se tashmë atyre u është kontaktuar nga institucionet përgjegjëse siç është Ministria e Punës se duke filluar që nga fillimi i shkurtit të këtij viti duhet të kenë më pak familje në skemën e ndihmës ekonomike.
Gjithashtu sipas të dhënave të grumbulluara nga krerët e njësive bashkiake bashkiake reduktimi i familjeve do të bëhet në ato familje që kanë më të ardhura më shumë se të tjerat dhe që kanë mundësi të punojnë në komunitet. Por sipas të dhënave nga Shërbimi Social Shtetëror bëhet e ditur se reduktimi i familjeve në këto minibashki do të bëhet për shkak të abuzimeve që ka. Gjithashtu, po të njëjta burime bëjnë me dije se pavarësisht numrit të lartë të atyre familjeve që kërkojnë të hynë në skemën e ndihmës ekonomike, pranim,et e tyre do të jenë të kufizuar dhe të mirë kontrolluara. Pasi sipas informacioneve nuk mund të vazhdohet më me abuzivitetin që i bëhet skemës së ndihmës ekonomike. Familjet që përfitojnë ndihmë Deri tani në disa njësi bashkiake paraqitet një numër i lartë i familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike. Në Njësinë Bashkiake 1 ka rreth 275 familje që marrin asistencë sociale ku i është akorduar një fond prej 1052442 lekë. Dhe 264 familje m arrin ndihmë ekonomike të plotë dhe 11 e përfitojnë të pjesshme. Në Njësinë Bashkiake Nr 2 janë 365 familje të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike. Por edhe në Njësitë e tjera Bashkiake ka një shifër të lartë të familjeve që përfitojnë asistencë sociale. Përkatësisht në njësinë Bashkiake Nr 8 ka 195 që përfitojnë ndërsa në Njësinë Bashkiake Nr 9 përfitojnë ndihmë ekonomike 279 familje. Dhe njësia bashkiake nr 10 shënon një shifër prej 215 familje të cilat marrin ndihmë ekonomike. Të gjitha familjet që përfitojnë asistencë sociale përfshihen në punën në komunitet duke i stimuluar ata ekonomikisht. Në përputhje me shumën që marrin i jepet të kryejnë punë në komunitet për pastrim dhe gjelbërimin e qytetit. Ndërsa në të kundërt kundrejt personave që nuk kryejnë punën në komunitet i hiqet e drejta për ta marrë ndihmën. Kurse për të gjithë ata që përfshihen në këtë projekt i jepet e drejta për të marrë edhe rrogë shtesë. Dhe nuk rrezikojnë të humbin të ardhurat që marrin nga ndihma ekonomike. Ndihma ekonomikeVarfëria në vendin tonë duket se po vjen në rritje kjo vihet re më tepër në numrin e larë të familjeve shqiptare që trajtohen me ndihmë ekonomike. Viti 2010, është nisur me varfëri më të lartë se sa viti 2009. Fillimi i janarit të vitit 2010, e ka filluar skemën e ndihmës ekonomike, me 5 mijë familje më shumë se sa gjatë vitit të shkuar. Kështu në skemë këtë vit për shkak të rritjes së varfërisë është rritur numri i familjeve që trajtohen me ndihme ekonomike, nga 93 mijë familje që ishte në vitin 2009, ajo ka shkuar në 98 mijë familje për fillimin e vitit 2010. Por një numër të lartë të familjeve që marrin Ndihme Ekonomike, zë qyteti i Tiranës. Ku nga 9 mijë familje që janë trajtuar në skemë, këtë vit numri i këtyre familjeve është rritur duke shkuar në rreth 15 mijë familje vetëm për qytetin e Tiranës. Sipas informacioneve të grumbulluara nga Ministria e Punës si bëhet e ditur se numri i familjeve që aktualisht trajtohen me Ndihme Ekonomike në fund të muajit dhjetore të vitit të kaluar ka pësuar një rritje, e njëjta gjë pohet nga këto dy institucione edhe për vitin 2010, ku aktualisht trajtohen 98 mijë familje. Por po sipas të njëjta burimeve bëhet e ditur se kjo shifër nuk dihet nëse do të qëndrojë kaq apo do të ulet për gjatë gjitha këtij viti. Ndërsa shuma mujore e ndihmës ekonomike që përfiton një individ vargon nga 600 deri në 8 mijë lekë në muaj. Liri Mëhalla