E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqëria-Kultura | 24.04.2010

Nadja Rademacher, drejtoresha e festivalit GoEast Wiesbaden është e kënaqur që arriti t'i mbledhë të gjithë protagonistët e saj të preferuar këtë vit, me gjithë bllokadën ajrore që shkaktoi vullkani islandez. Sepse ky vit është i veçantë për festivalin e filmit të Evropës Qendrore dhe Lindore, që u hap të mërkurën, 21.4. në Wiesbaden të Gjermanisë. Goeast mbush 10 vjeç. Fëmijërinë tani e kemi lënë nga pas, thotë Rademacher.

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Drejtoresha e festivalit, Nadja Rademacher ***Nur zur Berichterstattung über das Festival*** Së bashku me rritjen kanë filluar edhes sfidat: Tani po e ndjejmë gjithmonë e më shumë konkurrencën. Kjo është diçka e mirë, sepse tregon që filmat pëlqehen, por ka edhe një anë negative, sepse disa filma, që deri tani ishin të vetëkuptueshme për ne, shkojnë në festivale të tjera. Kjo ka të bëjë edhe me rritjen e vëmendjes ndaj filmit evropianolindor në Gjermani dhe Evropën Perëndimore

Rritja e vëmendjes është meritë edhe e GoEAST-it, i cili qysh prej dhjetë vjetësh është bërë promovuesi kryesor i filmit evropianolindor tek publiku gjermanoperëndimor. Me rastin e dhjetëvjetorit të lindjes Rademacher ka ftuar krahas regjisorëve të rinj edhe shumë protagonistë të vjetër. Njëri syresh ishin fituesi i mëparshëm i Zambakut të Artë (çmimit që sponsorizon firma e automobilave koda në GoEAST) Boris Hlebnikov, i cili së bashku me kolegun e vet Peter Buslov, hapi festivalin të mërkurën me filmin episodik Qark i shkurtër (Korotkoe Zamyknie, Rusi 2009). Jemi shumë mirënjohës që këta regjisorë kanë ardhur sërish në festivalin tonë dhe që na nderojnë me prodhimet e tyre të pavarura dhe me nj ënivel të lartë artistik, thotë Rademacher për Deutsche Wellen.

Bildunterschrift: Bisedat me regjisorët janë pjesë e festivalit Deri më datën 27 prill në kryeqytetin e landit Hessen do të shfaqen gjithsej 123 prodhime nga 35 vende të Evropës Lindore dhe Juglindore. Për Zambakun e artë (Goldene Lilie) të këtij filmi konkurrojnë d hjetë filma artistikë, ndërsa gjashtë dokumentarë janë vënë në garë për çmimin Kujtim dhe ardhmëri (Erinnerung und Zukunft).

Tematikë nga Kosova

Kinematografinë shqiptare në këtë vit jubilar pothuajse mungon, për fat të keq edhe ajo kosovare, por të paktën janë dy filma me tematikë nga Kosova: Një film me metrazh të shkurtër i studentit të Shkollës së Lartë të Filmit në Mynih, Lennart Ruff Asgjë e veçantë / Asgjë e veçantë (12'), i cili tregon frikën e dy ushtarëve gjermanë që ruajnë një postbllok në Kosovë, i dyti quhet Bes i studentes nga Koelnni Daniela Ross dhe është një dokumentar që tregon historinë e një pankeri të ri kosovar një ditë para dëbimit të tij nga Gjermania.

Vitet e mëparshme publiku në Wiesbaden ka pasur raste të shohë më shumë prodhime shqipfolëse, si Kukumi të Isa Qosjes, Nata pa hënë e Artan Minarollit apo Koha e Kometës i Fatmir Koçit. Madje këtij të fundit në vitin 2007 i ishte kushtuar Rubrika Homazh, me një seri filmash. Në këtë vit jubilar kjo rubrikë i është kushtuar regjisorit franko-gjeorgjian, Otar Iosseliani.

Si një familje

Një nga karakteristikat e këtij festivali është konkursi mes shkollave të larta, ku çmimet në tre kategoritë Metrazh i shkurtër, Animacion dhe Filma dokumentarë caktohen në bazë të votave të publikut. Këtë vit në konkurs marrin pjesë studentët e Akademive të filmit nga Moska, Lubljana si dhe të shkollave të larta për film nga Këlni , Kasseli dhe zona Rhein-Main.

Festivali i filmit Evropianolindor në Wiesbaden për nga rëndësia po i afrohet gjithmonë e më shumë të Cottbusit që zhvillohet në vjeshtë. Kjo vihet re edhe në komunikimin e rezervuar ndërmjet dy festivaleve, të cilat sidoqoftë, duke qenë të vetmet të specializuara për filmin evropianolindor në Gjermani janë në garë të vazhdueshme për filmat më të mirë dhe famën më të madhe. Cottbusi është më i vjetër, por ne tani kemi filluar të konkurrojmë me të, megjithëse kemi një publik tjetër dhe zhvillohemi në periudha të ndryshme, ne në pranverë, ai në vjeshtë. Por gjithsesi piqemi vazhdimisht me njëri tjetrin, sepse kemi të bëjmë me të njëjtit artistë, të njëjtit njerëz, thotë Rademacher. Jemi si vëlla e motër, si një familje, ku ka edhe ndonjë grindje.

Autor: Anila Shuka

Redaktoi: Lindita Arapi

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›