E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seldi komenton debatin mes tij dhe Klodit

25/04/10 01:30

Seldi shkon pranë Domenikës dhe kur mbeten vetëm, ai fillon të flasë për debatin që pati pak më parë më Klodin. Ai shprehet se i vjen keq për të pasi kapet kot në më të shumtë e rasteve, por ka filluar ta njohë e ndaj nuk i bën përshtypje. Seldi thotë se Klodi vetë flet e vetë përgjigjet duke u ngatërruar. Domi mendon se edhe ai, Seldi, e zgjat së tepërmi debatin me Klodin sidomos me veprimety e tepruara që bën apo shakatë gjatë debatit pasi duken si provokime. Ajo mendon se kur debatojnë, ai nuk duhet të sillet kështu, por vetëm të flasë e diskutojë. Seldi ia kthen se i ka provuar të gjitha mënyrat me Klodin, por nuk di di të flasë me të. ai shton se vetë Klodi i kalon bisedat në drejtime të ndryshme. Mandi mendon se Seldi nuk duhet ta zgjasë e të rrëmbehet në debate, madje mos ti bëjë shaka të tilla Klodit si përshembull imitime se ai ngelet keq. Seldi, i acaruar nga këto që i thonë dy banorët e tjerë, shprehet se nuk a bërë sjellje të tilla me Klodin. Mandi i thotë se ai i bën, por Seldi nuk e pranon. Domi i sqaron se vërtetë ai i bën për shaka, por Klodi i merr për keq ndaj nuk duhet ti bëjë më. Ajo thotë se Klodi i ka akumuluar këto ankesa ndaj tij. Seldi shprehet se dhe ai ka pakënaqësi ndaj Klodit, por nuk i merr parasysh pasi e njeh si karakter. Për Domin dhe Mandin, fakti që ata akumulojnë pakënaqësi, con në debate të tilla dhe për ta, më e mira është që të sqarohen menjëherë. Seldi mendon se Klodi ka probleme me veten e tij, pasi është ai që kapet me cdo gjë. Domi i tregon se Klodi i ka thënë se nuk i duken shaka ato që bën Seldi, ndërsa ky i fundit shprehet se dhe ato që bën Klodi nuk janë shaka. Mandi e këshillon që të diskutojë me Klodin për këto gjëra. Seldi u thotë se gjithnjë është ai që shkon pas Klodit për tu sqaruar kur debatojnë, por Domenika ia kthen se nëse ai i shkon nga pas me këtë ton dhe mënyrë sic e bëri më parë, atëherë vetëm e nervozon Klodin. Seldi përpiqet të sqarohet, por të dy banorët e kundërshtojnë mendimin e tij. Seldi nervozohet pasi asnjë nuk e kupton. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›