E Diel, 1 Nëntor 2026

Kundër Mirit

25/04/10 02:00

Banorët janë mbledhur në kuzhinë për të pirë nga një gotë verë. Ndërsa bisedojnë, ata komentojnë edhe klipin e Mirit që fliste për lulen që mbante në kokë Jona. Ajo është prekur nga këto fjalë, ndërsa Miri thotë se në klip, nuk i tha me qëllim të keq. ai mendon se ajo lule tregon edukatë. Jona shprehet se nuk po e kupton atë, pasi ajo dhe të tjerët e panë ndryshe klipin që ai e thoshte me tallje. Miri e kundërshton, por biseda kalon pastaj në ironitë dhe sarkazmën ndërmjet tij dhe Mandit e Seldit në lidhje me tespiet që i solli gjyshi. Ata thonë se Miri ka dalë nga udha e drejt e ka shkarë. Ata i kujtojnë edhe këshillat e gjyshit dhe Miri, duke qeshur por duke folur me ironi, shprehet se dëgjon fjalën e tij. Seldi i thotë se u duk që ai nuk e ka dëgjuar shumë, por Miri shprehet se ndikon edhe fakti që është rritur vetëm. Të dy djemtë, Seldi dhe Mandi e këshillojnë që të ndryshojë pasi është ende në kohë. Pas pak, Miri hap bisedën për fjalët që kishte thënë në klip për domin dhe Seldin. Ai justifikohet dhe thotë sërish se ka qënë shumë i ngarkuar psikologjikisht e përvec saj dhe i dehur. Miri shprehet se e kupton që fjalët ishin shumë fyese dhe nuk duhej ti thoshte, por momenti i tillë e bëri ti nxirrte. Seldi ironizon duke thënë nëse po flet ende për lulen e jonës e më pas shprehet se justifikimiet e tija nuk kanë vlerë, pasi ai doli se cfarë njeriu është. Edhe Jona ndërhyn duke thënë se Miri nuk mund të kërkojë falje për cdo situatë por më mirë të mbajë përgjegjësi për ato që thotë. Seldi shprehet se në ndryshim me Jonën, ai e njeh mirë Mirin dhe e kupton në ato që thotë. Sipas tij, Miri është kontradiktor në ato që thotë.
Më pas, diskutimi shkon tek klipi për Hakiun që i kishin bërë kolegët. Atyre nuk u pëlqen kjo ndasi që cmimi të cohet në Kosovë apo të mbetet në Shqipëri. Sipas tyre, nuk duhet të bëhen përcaktime dhe ndarje të tilla dhe ai mesazh, disave prejt tyre iu duk si një propagandë që të gjithë ta votojnë Hakiun për ta cuar në Kosovë cmimin.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›