E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meningjiti, rast kritik ne Gjirokaster

GJIROKASTER - Alarm meningjiti ne Gjirokaster ku nje vajze tre vjece nga Delvina, po lufton me vdekjen pasi eshte prekur nga semundja e rrezikshme. Keshtu, shtohet edhe nje rast i ri i te prekurve nga semundja e meningjitit. Pas dy motrave ne qytetin e Korces, rasti tjeter eshte konstatuar ne qytetin e Gjirokastres. Pikerisht dje ne mesdite, ne spitalin rajonal "Omer Nishani" te ketij qyteti eshte paraqitur nje femije, i cili eshte prekur nga semundja ngjitese. Dritan Memisha, mjeku infeksionist i spitalit civil rajonal "Omer Nishani" ne Gjirokaster, pohoi se vajza 3 vjecare E.A. nga qyteti i Delvines eshte identifikuar zyrtarisht me semundjen e meningjitit dhe aktualisht jeta e saj eshte vene ne rrezik. Mjeket siguruan se kane dhene ndihmen e pare shendetesore me vizitat dhe barnat mjekesore. Nderkohe ata kane filluar te kontaktojne edhe me koleget e tyre te Tiranes per nje mendim me te specializuar mjekesor.
Sipas mjekut infeksionit Misha, pacientja e vogel, po perjeton caste teper te veshtira, pasi ajo eshte diagnostikuar me semundjen "menigo toksemi" (grade e fundit e meningjitit). Tashme e vogla eshte vendosur ne karantine se bashku me nenen. Ne fakt, pacientja e vogel eshte shtruar ne oret e para te mbremjes se te shtunes ne spitalin e Sarandes. Por ne pamundesi per ta mjekuar, vogelushja eshte derguar dje ne mengjes, urgjentisht ne spitalin civil rajonal te Gjirokastres.
Per te bllokuar perhapjen e virusit te dyshuar, mjeket kane marre masa edhe per izolimin e prinderve te femijes se semure. Keshtu, dy prinderit e vogelushit jane izoluar ne mjediset e spitalit te Gjirokastres nen nje vezhgim dhe kontroll te vazhdueshem mjekesor. "Me marrjen e ketij informacioni ne vendosem gjendjen e karantines ne spital, nderkohe qe kemi kerkuar nje ndihme me te specializuar mjekesore ne lidhje me konstatimin e ketij rasti", thote Niko Zhulla, drejtori i spitalit civil rajonal "Omer Nishani" te Gjirokastres. Ne spital pohohet se ky eshte rasti i pare qe semundja ngjitese dhe e rrezikshme per njeriun, shfaqet ne rajonin jugor te vendit.
"Infektimi erdhi nga Greqia"
Gjyshja e vogelushes, Gjylistane Roka, e cila jeton ne qytetin e Memaliajt, eshte shprehur se mbesa e saj nuk vuante nga anje semundje. "Por pas kontaktit me nje vogelush tjeter, emigrant ne Greqi, gjendja e saj shendetesore u rendua brenda disa oreve", pohon gruaja ne moshe te thyer, tejet e shqetesuar per gjendjen e mbeses se saj vetem tre vjece. Gjyshja tregon se ne fillim e vogla paraqiste temperature te larte, te vjella. "Menjehere me pas ne trupin e femijes u shfaqen pulla te kuqe, thote duke qare zonja Roka". Ajo shton se, babai i vogelushes punon shofer mauneje dhe vazhdimisht udheton ne Greqi, ndersa vajza e saj e vetme ishte shtepiake.
Rastet e Korces, te frikshme
Pas perfundimit te analizave per dy vajzat nga rrethi i Pogradecit, rezultoi se ato jane prekur nga meningjiti bakterial dhe jo ai viral, ndersa menyra e ardhjes se ketij virusi ne vendin tone mbetet nga emigrantet. Por ajo qe theksojne specialistet eshte se ky lloj meningjiti eshte me i rrezikshem se ai viral dhe kerkohet nje kujdes shume me i madh. Duke pare keto kushte, nje ekip epidemiologesh ka shkuar ne spitalin e Korces per te analizuar nga afer situaten.
Vajzat e semura, ende ne gjendje te rende
Mjeket dhe epidemiologet e qytetit te Korces pohojne se gjendja shendetesore e dy motrave nga Pogradeci, te cilat jane shtruar ne spitalin rajonal, mbetet ende shqetesuese por permiresimi eshte evident. "Pas mjekimit qe u eshte bere, vihet re nje ulje e temperatures trupore, kane me pak shenja apo hematoma ne trup dhe ajo qe eshte me kryesorja nuk kane humbje te vetedijes", deklaroi dje mjekja epidemiologe, Ornela Ruco. Sipas saj, keto shenja tregojne se virusi nuk ka prekur cipen e trurit. Nderkohe qe te dyja motrat nga rrethi i Pogradecit po vazhdohen te mbahen ne gjendje karantine dhe nen trajtim intensiv mjekesor, pavaresisht permiresimit momental te shendetit. Shqetesimet e para shendetesore te njeres prej motrave Krasta kane ardhur qe ne daten 1 janar dhe po kete dite shfaqi simptoma te ngjashme infektimi edhe motra e saj. Te dy pacientet, pas nje trajtimi paraprak ne spitalin e Pogradecit, jane derguar per vizite me te specializuar ne spitalin rajonal te Korces.
Cfare eshte meningjiti
Meningjiti paraqet inflamacion te cipave te trurit, qe e mbulojne trurin dhe palcen kurrizore. Mund te jete i shkaktuar nga viruset ose nga bakteret. Meningjiti viral zakonisht eshte me i lehte, ndersa meningjiti bakterial paraqet infeksion serioz, qe mund te mbaroje me vdekje, nese nuk jepet shpejte terapi antibiotike. Sipas mjekeve, semundja mund te paraqitet me temperature te larte, dhembje te forta koke, shtangim te qafes, pergjumesi e shprehur ose shqetesim, refuzim i ushqimit, pamundesi qe t'u pergjigjet pyetjeve te parashtruara. Trajtimi behet vetem ne kushte spitalore dhe perfshin dhenien e antibiotikeve dhe terapi tjeter mbeshtetese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›