Deti i trazuar, vonesa ne udhetime
Mijera emigrante kane marre rrugen e kthimit per ne Itali, permes nje deti qe ka arritur mbreme ne 7 balle. Keqesimi i motit qe nga mesnata e se shtunes ka bere qe ne portin e Durresit tragetet te mberrijne dje me vonesa nga 6-8 ore, por pjesa me e madhe e tyre jane pothuajse bosh. Oficeri i kapitenerise se portit te Durresit, Palush Kumaraku, tha dje per "Koha Jone" se vonesat ne mberritje nuk kushtezojne nisjen ne kohe te trageteve, por nuk ka garanci qe ata te mberrijne ne orar mengjesin e sotem. Nderkohe, burime portale bejne te ditur se katamarani "San Gean" nuk ka mundur te niset nga Bari per te ardhur ne Durres. Te njejtin problem e kane pasur edhe anijet e mallrave qe kane qene ne rade. Tre anije te tilla jane urdheruar per te pritur nje njoftim me te ri ne lidhje me lundrimin e tyre drejt Italise. Dita e djeshme ka qene perseri nje dite e ngarkuar ne lidhje me kthimin e emigranteve drejt vendeve te tyre te punes. Tashme porti i Durresit po perballet me fluksin ne ikje te emigranteve dhe per kete qellim jane vene ne gatishmeri te gjithe efektivat prej rreth 90 personash te komisariatit te policise se portit. Ne sheshin e trageteve ka pasur 16 sportele, qe punonin me nga dy efektive secili. Burime nga porti i Durresit bejne te ditur se, ne dallim nga vitet e tjera koha e perpunimit te pasagjereve ne Itali parashikohet te jete shume me e shkurter, pasi nje sistem elektronik i instaluar dergon online te dhenat ne anen tjeter te Adriatikut. Duke azhurnuar te dhenat ne lidhje me personat e kerkuar ne te dy vendet, behet e mundur qe policia italiane te jete e informuar paraprakisht ne lidhje me listen e emigranteve qe pergatitet te hyjne ne Itali. Ne kete menyre perpunimi i pasaportave fillon gjate kohes qe udhetaret jane ende ne lundrim, duke shkurtuar kohen ne sportelet italiane.
K.J