Zyrtarisht Zharku i dërgohet INTERPOL-it

Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, i cili nuk ishte arritur të kapet nga Policia e Kosovës, tashmë pritet të jetë në shënjestër të INTERPOL-it, shkruan Koha ditore. Së fundmi vendimi i është përcjell, këtij institucioni ndërkombëtar nga Ministria e Drejtësisë për fletarrestim ndërkomëbtar. Zharku nuk figuron si person i kërkuar në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës.
“Ne momentin që Ministria e Drejtësisë ka pranuar kërkesë nga Gjykatat kompetente, nuk kemi pritur më shumë se pesë minuta dhe e kemi përcjell në INTERPOL”, ka thënë ministri Hajredin Kuçi.
Në anën tjetër, gjykata kompetente nuk ka ndonjë informatë se çka ka ndodhur me kërkesën e tyre, e cila kishte kërkuar lëshimin e urdhërarrestim për Zharkun. |”Kërkesën un ia kam bërë Ministrisë së Drejtësisë. Veprimet e më tejme janë kompetencë e sajë”, ka theksuar Ramadan Gudaçi, gjykatës i ngarkuar me lenden për ekzekutimin e dënimit të Zharkut. /Indeksonline/