Ndalohet reklama e Rachel Weisz për LOreal
Share
Rachel Weisz, aktorja fituese e çmimit Oscar, njihet për qëndrimin që mban sa i përket bukurisë natyrore, duke sugjeruar madje edhe ndalimin e përdorimit të botox-it nga koleget.
Por një reklamë e saj për kompaninë e njohur LOreal është ndaluar për shkak se imazhi i saj ishte përmirësuar aq shumë me Photoshop, sa autoritetet në Britani kanë vendosur se ai është i ekzagjeruar dhe keqorientues.
Po të shikosh në foto si është shfaqur aktorja 41 vjeçare në reklamë, dhe si është ajo në realitet, e kupton diferencën.
Vjet u ndalua edhe një reklamë tjetër e LOreal, ku shfaqej aktorja Julia Roberts. Arsyetimi ishte i njëjtë si në këtë rast.
