E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Novruzi”,Sequi: Vlerat e bektashizmit përafrojnë me ato të BE

22 marsit, Ditës së Novruzit nuk i kanë munguar dhe urimet e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri. Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi vizitoi mesditën e sotme kryegjyshatën e bektashinjve me rastin e Ditës së Novruzit, ku u takua edhe me Baba Edmond Brahimaj. Në një prononcim për mediat, Sequi theksoi se ishte kënaqësi të shprehte urimet në këtë ditë kaq të vecantë, duke theksuar se bektashizmi mbart disa vlera që përkojnë edhe me standartet e Bashkimit Europian.

“Ishte privilegj për mua që i shpreha urimet e mia Baba Edmondit në këtë ditë kaq të rëndësishme, në këtë ditë rilindje. Sot isha i frymëzuar nga biseda që bëra me baba Mondin,pasi prekëm disa vlera si bashkimin, bashkëpunimin, paqen e harmoninë, që janë dhe vlera të Bashkimit Europian”-tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›