BQE, Dragi: Kriza në eurozonë ka marrë fund

Mario Dragi
UPDATE- Kreu i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Dragi është shprehur sot se kriza më e rëndë e borxheve të eurozonës, ka përfunduar.
Dragi theksoi se; situata është e stabilizuar, edhe pse, sipas tij, ende ka rreziqe.
Komentet, Dragi i bëri në një intervistë për të përditshmen gjermane Bild, ku shtoi se indikatorët kryesorë si inflacioni, defiçitet buxhetore, janë në gjendje më të mirë sesa në Shtetet e Bashkuara.
Besimi i investitorëve në Evropë po kthehet, tha ai, dhe paralajmëroi se tani iu përket qeverive evropiane që ta bëjnë eurozonën përgjithmonë imune ndaj krizës.