Haviar, Obama dhe Putin
Pas thumbave ne distance, Barack Obama dhe Vladimir Putin u njohen sot prane Moskes, ne nje atmosfere pothuajse te vaket, por duke pranuar nevojen e bashkepunimit nga presidenti i SHBA-se dhe njeriu i forte i Rusise. Ne rezidencen e Putinit, ne Novo Ogarevo, dy burrat e nisen takimin e tyre rreth nje mengjesi "ala rus" ne nje heshtje te ndere, perpara se te shkembenin nje shtrengim duarsh perpara kamerave. Qe te dy kishin veshur kostume te erreta dhe kravata gri. "Jam i kenaqur qe kam mundesine te njihem me ju", mezi e nxori fjalen Putini, pa e veshtruar bashkebiseduesin. "Ne bashkojme me emrin tuaj shpresat per zhvillim te marredhenieve tona", tha ai.
Duke shfaqur jo me pak miqesi, Obama e pergezoi Putinin per "punen e jashtezakonshme qe kishte bere si president ne vitet e shkuara dhe tani ne rolin aktual te kryeministrit". Megjithate javen e shkuar ai kishte ngjallur shume vemendje kur deklaroi se Putini e mbante gjithmone "nje kembe ne menyren e vjeter te te berit te gjerave dhe nje kembe ne te rene". Personi ne fjale ishte kunderpergjigjur mjaft thate se nuk dinte "ta bente ndryshimin e madh". Dje, gjate takimit te tyre te pare, dy burrat u perpoqen te mos shfaqnin asgje, ndersa Putini beri lojen e madhe; shallin tradicional rus, samovarin, sherbetore te veshur me tunika te kuqe dhe rripa te praruar e madje edhe instrumentistet e balalajkes ishin ne takim. "Ju kemi pergatitur nje mengjes ne stilin rus", tha ai ne nje atmosfere pak te ndere. Ne menu kishte bli te tymosur me krepa, recel boronicash, veze me haviar te zi dhe krem te fresket, ravioli me mish shkurte, xhel qershish dhe akullore me krem. Dy burrat paten me pas dy ore bisedime "shume te sinqerta, shume te drejtperdrejta" sipas nje drejtuesi te Shtepise se Bardhe. Ata u shfaqen thellesisht kunder per disa ceshtje. "Mendoj se ai eshte i sinqerte ne deshiren e tij per te pare permiresimin e marredhenieve amerikano-ruse. M'u duk i forte, inteligjent, i mprehte, aspak sentimental, shume pragmatik. Ndersa per ceshtjet per te cilat nuk rame dakord, si Gjeorgjia, nuk pres ndonje nje bashkim idesh dhe frymesh ne nje te ardhme te afert", tha Obama per kanalin Fox News.
Ukraina dhe Gjeorgjia, dy vende qe aspirojne te hyjne ne NATO kunder deshires se Rusise "si cdo hapesire postsovjetike jane shume te rendesishme per Rusine" i tha Putini Obames sipas keshilltarit te tij diplomatik, Juri Ucakov. Megjithe mosmarreveshjet qe kishin te benin gjithashtu me mbrojtjen antirakete sipas Shtepise se Bardhe, Obama e zgjati biseden me gjysme ore, sipas bashkepunetoreve te tij me qellim vendosjen e nje "marredhenieje te mire", me Putinin. "Mendoj se homologu im, eshte presidenti Medvedev, presidenti i Rusise", i perseriti Obama kanalit Fox News, por Putin "vazhdon te ushtroje nje influence te madhe". "Ajo qe eshte interesante tha ai, eshte fakti se asgje nga ato qe tha Putini nuk kundershtoi ate qe tha Medvedevi", verejti ai. Sipas nje bashkepunetori, Obama eshte i kenaqur dhe aktualisht eshte me te vertete i bindur se kryeministri eshte nje njeri i te sotmes, me shikimin te kthyer me vendosmeri drejt te ardhmes".
Ne Fox News, Obama nuk la te kuptohej ndonje gje e madhe per kete ndryshim: "Une besoj se ai vete do ta pranoje se vitet e formimit te tij jane modeluar nga Lufta e Ftohte dhe se disa nga pakenaqesite e tij konstante kundrejt Perendimit datojne nga dyshimet e asaj kohe".