Mercenare dhe Ushtare
Politika jone aktuale na tregon se si ne lufte ashtu edhe ne politike perdoren ushtare dhe mercenare. Ushtaret dallojne nga mercenaret per faktin sepse ushtaret luftojne per nje kauze per nje shtet dhe nen nje flamur.
Mercenaret nga ana tjeter nuk luftojne per asnje nga ato te parat por luftojne vetem per hir te parase dhe plackes qe ju ofrohet. Ushtari mbart ne vetvete virtytet e fisnikut dhe te njeriut te lire kurse mercenari eshte nje skllav qe nuk ka virtyte dhe qe udhehiqet nga instinkti primitiv i nenshtrimit babezise plackitjes perversitetit dhe imoralitetit.
Ushtari nje dite rritet dhe behet gjeneral dhe drejtues vendi kurse mercenari ngelet nje qenie primitive e pavlere e pashprese dhe pa te ardhme.
Dhe me erdhi ndermend ky krahasim pasi lexova para dy ditesh nje shkrim te Artur Zhejit pasi kisha lexuar edhe me pare nje shkrim nga Fahri Balliu. Artur Zheji dhe Fahri Balliu mund te perdoren si kampionet qe perfaqesojne sot ne politiken shqiptare si mercenarin ashtu edhe ushtarin.
Te gjithe biem dakord se Fahri Balliu eshte nje nder ushtaret me besnik te Sali Berishes. Dhe pavaresisht antagonizmave te mendimeve dhe monstruoziteteve qe ai mund te thote dhe shkruaj ne fund te fundit ai ngelet nje ushtar besnik qe sherben per nje kauze per nje parti dhe nen nje flamur.
Krejt e kunderta mund te thuhet per Zhejin. Ai eshte personifikimi i mercenarit te vene ne sherbim te Sali Berishes per hir te parase dhe te plackes. Deri dje mercenari Zheji ishte ne sherbim te padronit Meta dhe therriste e ulerinte lart e poshte Berisha ik Berisha ik. Nuk vonoje shume dhe mercenari Zheji ndryshon padron dhe vihet ne sherbim te Sali Berishes ne sherbim te atij qe ai sulmonte me aq zell kur ishte mercenar i Metes.
Tashme detyra e mercenarit Zheji eshte qe te sulmoje sa te mund opoziten socialiste duke synuar metodat e mirenjohura diversioniste te padronit te tij te ri. Mercenari nuk ka dhe nuk lejohet te kete ide ai thjesht ndjek urdhrat dhe strategjite e padronit.
Pavaresisht se njeri eshte ushtar dhe tjetri eshte mercenar ata te dy ndjekin strategjine diversioniste te ideuar nga padroni i tyre Berisha. Para disa ditesh ushtar Balliu shkruante se Kastriot Islami eshte nje socialist i vertet qe po perpiqet dite e nate per te shpetuar Partine Socialiste dhe Shqiperine nga Edi Rama.
uditerisht edhe mercenari Zheji merr Kastriot Islamin si shembull te rezistences se vertete socialiste kunder Edi Rames. Sipas agjendes diversioniste mercenari Zheji nuk merret shume me Ramen por me grupimin Levizja per Mendimin Ndryshe LMN. Padroni Berisha i ka mesuar mercenarit te ri se taktika perca e sundo eshte me fitimprurese se nje beteje frontale.
Ndaj mercenari Zheni kerkon qe te nxisin diversion brenda socialisteve jo vetem duke sulmuar letargjine e LMN-se por duke atakuar edhe Fatos Nanon qe nuk vjen ne Shqiperi per te sulmuar Edi Ramen por rri ne Vjene tek Franc Jozefi. Madje mercenari Zheji sulmon edhe Ben Blushin me pretendimin se eshte bere ushtar i Edi Rames.
Por harron Zheji se eshte me mire te jesh nje ushtar i thjeshte qe sherben nen nje flamur sesa nje mercenar fatkeq dhe i pashprese qe i sherben vetem parase dhe plackes. I rikujtoj se ushtari eshte nje qenie e lire qe mbart ne vetvete virtyte vlera dhe te ardhme kurse mercenari eshte nje qenie e skllaveruar e pavlere e pashprese dhe pa te ardhme.
Dhe per ta mbyllur dy fjale per demokracine brenda Partise Socialiste.
Shpesh flitet per gjoja ekzistencen ne te shkuaren e afert te nje demokracie brenda PS-se qe na u ndertua nga Fatos Nano por qe na paskerka humbur sot nen drejtimin e Edi Rames. Sa per sqarim cfaredo soj e sorollop demokracie qe pretendohet se ngriti Nano ne PS ajo demokraci nuk i sherbeu interesave te socialisteve te thjeshte.
Gjate drejtimit te PS-se dhe shtetit nga Fatos Nano pushteti ishte i PS-se por jo i socialisteve. Ne te vertete arsyeja kryesore qe PS humbi pushtetin dhe qe shume socialiste te thjeshte u larguan dhe u caktivizuan nga PS ishte fakti se Nano e merrte pushtetin me socialistet dhe e ndante ate me klane dhe individe qe nuk kishin asgje te perbashket me PS-ne dhe socialistet aq me pak me popullin.
Duke e marre pushtetin me socialistet dhe duke e ndare ate me josocialistet Nano shkaterroi kohezionin brenda partise dhe e ndau lidershipin nga baza socialiste.
I kthyer ne nje individ megaloman dhe i papergjegjshem Nano jo vetem qe shkaterroi lidhjet e tij me socialistet e thjeshte por ai perbuzte dhe tallte edhe bashkepunetoret e tij me te afert.
Miksimi i pakenaqesive ne bazen socialiste me talljet e vazhdueshme qe Nano i bente bashkepunetoreve te tij te ngushet dhe figurave te larta te PS-se bene qe Meta dhe Prifti te kishin hapesira dhe fushe levizje per te krijuar LSI-ne dhe per te shkaterruar te majten per interesat e tyre personale.
Duke mos futur dhe sjelljet e papergjegjshme te Nanos ne publik dhe papergjegjshmerine e tij ne kryerjen e detyres shumekush mund te pyes i habitur Po ku na paska qene kjo demokracia nanoiste dhe cte mira i paska sjelle ajo PS-se dhe socialisteve te thjeshte
Mos valle kjo demokraci eshte si puna e asaj demokracise brenda Partise Liberale per te cilen shkruante para disa ditesh Mitro ela ne Shqip 13/12/2010 e cila u shua brenda dy vjetesh si rezultat jo i demokracise por i anarkise se fraksioneve
faredolloj emri apo damke ti vini jam i sigurt se socialistet e thjeshte kurrsesi nuk mund te pranojne me nje parti elitaresh qe kur ishte ne pushtet injoronte dhe nuk denjonte te hapte dyert per te qare hallet e socialisteve te thjeshte.
Socialistet duan nje parti te konsoliduar ku ata te ndjehen te pushtetshem dhe te vleresuar dhe jo te perdorur per interesa te elites se partise te harruar dhe injoruar ne hallet e tyre dhe te tallur ne vlerat dhe nderin e tyre.
Partia Socialiste e sotme mund te kete te metat e saj por ajo eshte njeqind here me demokratike dhe socialiste se PS-ja e atyre tete viteve ne pushtet. Partia Socialiste natyrshem mund te kete ushtare me virtyte dhe vlera qe mund te behen neser gjenerale por ajo nuk duhet te kete mercenare qe ngelen skllever dhe te pavlere deri ne fund te ekzistences se tyre.