E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje sqarim mbi termat e vizave

E nderuar redaksi i nderuar kryeredaktor i Shekullit

Une qe po ju shkruaj quhem Arjan Myftari 28 vjec i martuar me nje qytetare finlandeze dhe baba i nje vajze 2-vjecare. Prej 3 vitesh jetoj ne Turku Finlande ku jam duke kryer edhe doktoraturen mbi politiken e jashtme te BE-se strategjine e zgjerimit dhe performancen e saj ne Ballkanin perendimor. Studimet e larta i kam perfunduar ne Rome per marredhenie nderkombetare dhe gjeopolitike-gjeostrategji.


Arsyeja qe po ju shkruaj eshte sepse si nje njohes i mire i ceshtjeve te jashtme te BE-se ndihem thellesisht i indinjuar per menyren sesi eshte servirur nga ana e pushtetit tek publiku shqiptar nje ceshtje me vlere sic eshte heqja e detyrimit per pajisje me vizen e tipit C per qytetaret shqiptar qe deshirojne te udhetojne drejt zones Schengen.


Ju drejtohem juve me bindjen dhe besimin e thelle se keni shume mekanizma dhe arsye per te bere nul ate qe vetem nje pushtet i papergjegjshem eshte ne gjendje ta beje abuzimin me termat. Ndaj ju lutem vleresojeni sado pak pershkrimin e argumenteve qe do tju paraqes me poshte per te kuptuar sesi eshte abuzuar me termat ne kete histori.


Dhe ne menyre qe asnje shqiptar tjeter te mos e bleje sapunin per djathe pervec atyre qe u kthyen mbrapsht ne postat kufitare diten qe kaloi ju lutem ngrini zerin dhe tregoni se ku qendron e verteta. Nje e vertete qe shqiptaret kerkon ti bleje me dinjitetin e tyre dhe ate te pasaportes se shtetit te tyre.


Termat jehone qe kane pushtuar mediat e mbare vendit ne muajt e fundit ne lidhje me kete ceshtje kane qene kryesisht 2 Levizje e lire dhe liberalizim vizash. Madje diten e fundit eshte arritur deri aty sa ne nje pike kufitare te festohej me ne krye nje parulle Ta gezojme Shqiperine Europiane.


Ashtu sikurse degjova para disa muajsh nje politikan me peshe te pohonte se ...tani qe Shqiperia hyn ne Schengen... Personalisht me aq sa e njoh normativen e politikes se jashtme te BE-se por dhe legjislacionin e saj ne pergjithesi konstatoj se Shqiperia dhe qytetaret e saj ne ndryshim me dje nuk kane asgje me teper sesa statusin e turistit pa vize.


Une konstatoj si me poshte se qytetaret shqiptare nuk kane asnje levizje te lire e aq me pak nje liberalizim vizash. Me termin e pare levizje e lire abuzimi eshte edhe me i madh sesa me te dytin dhe madje i turpshem.


Levizje e lire ne zonen Schengen do te thote asnje shtetasi te secilit vend pjese e kesaj zone nuk i duhet te paraqese asnje lloj dokumenti identifikimi ne asnje lloj poste kufitare apo dogane.


Kontrolli i vetem qe mund te kryhet ne brendesi te kesaj zone ndodh ne shkalle kampionesh vetem neper aeroporte per arsye sigurie. Ideja e levizjes se lire brenda kesaj zone eshte heqja e cdo lloj barriere kufitare se bashku me nevojen e paraqitjes se pasaportes tek oficeri kufitar.


Pra e thene ndryshe eshte njelloj sikurse te udhetohet prej Tiranes ne Vlore Shkoder Korce etj. Duhet te jemi te ndergjegjshem qe Shqiperia kete stad nuk e ka arritur ende ndaj perdorimi i ketij termi eshte i pabaze e madje abuzues dashakeq karshi qytetarit te ndershem shqiptar.


Nese ne e quajme kete qe na ndodhi nje levizje te lire atehere i bie qe qytetaret e zones Schengen te jene te lire ne kuadrat Nga ky kendveshtrim qytetaret e Shqiperise jane te lire te levizin sipas preferences vetem brenda territorit te Republikes se Shqiperise. Me termin e dyte liberalizim vizash gjithkush mund te genjehet lehte madje edhe ata qe jane informuar mire perpara se te presin bileten e udhetimit.


Ne te vertet per qytetaret e Shqiperise eshte anuluar regjimi i vizes tip C afatshkurter 90 ditore me shume kalime brenda cdo gjysme viti e cila njihet ndryshe si viza turist ose vizite. Bashke me te jane anuluar natyrshem edhe tipat A dhe B perkatesisht transit aeroportual dhe transit i pergjithshem.


Por perderisa mbetet ende ne fuqi viza e tipit D afatgjate shumekalimshe me te drejte punesimi askush nuk ka baze normative per te thene se sot levizim pa viza ose se sot shqiptareve iu jane liberalizuar vizat.


Ajo qe shqiptareve u eshte liberalizuar eshte statusi i turistit dhe vizitorit. Per me teper kete status e kane edhe disa vende joevropiane sic mund te jene Argjentina Australia Brazili Korea e Jugut Japonia Singapori Bermuda Bahamas etj. etj. Nga ky kendveshtrim hyrja ne te ashtuquajturen lista e bardh Schengen per vendet e treta konsiston ne nje element kyc.


Ky element eshte transferimi i pergjegjesise dhe kompetences per leshimin e vizes tip C nga personeli i ambasades X tek oficeri i rojes kufitare X. Me eliminimin e regjimit te vizes C dhe si pasoje kohen qe qytetarit i duhej per te pritur ne ambasaden X marrjen e kesaj vize nuk eliminohen ne asnje menyre kriteret e kerkuara me pare per marrjen e kesaj vize. Vetem se tashme kjo ndodh ne dialogun 5 10 apo 15-minutesh qe qytetari mund te kete me oficerin e kufirit te vendit X.


Pra e thene ndryshe vula hyrese qe oficeri do te vendose ne pasaporten e qytetarit pasi te jete bindur per kriteret e kerkuara nga ana e udhetarit konsiston me sinonimin e vizes tip C te leshuar nga ambasada.


Perderisa kjo procedure eshte ne fuqi dhe perderisa behet fjale per nje abrogim ne normativen e brendshme te vendeve Schengen heqja e vizave eshte iluzive dhe materiale por jo de jure perderisa ekziston ende viza D dhe as de fakto perderisa vetem pasaporta biometrike nuk mjafton per te hyre ne vendin prites.


Pyetja qe ngrihet natyrshem ketu eshte perse shqiptareve nuk u jane thene keto detaje Ne kembim te kesaj i kane bombarduar me detyrimet qe rrjedhin nga kjo levizje e lire si dhe penalizimet ne rastin me te keq. U kane mesuar qytetareve shqiptare germen D pa u mesuar me pare ABC-ne e kesaj pune. E perpara ketyre u eshte thene se do te levizin te lire ne mbare Europen si gjithe qytetaret europiane... Kjo eshte anakronike.


Me kete nuk kerkoj te zbeh aspak rendesine morale dhe psikologjike qe kjo e re pozitive i jep cdo shqiptari. Por ama te perpiqesh te genjesh nje popull nenat dhe baballaret e atyre qe jane kolona e te ardhurave te pushtetit emigrantet kjo eshte nje pafytyresi


Per kete ju lutem ngrini fort zerin tuaj si nje media e respektuar dhe u thoni shqiptareve ate qe pushteti nuk ua thote. E beni kete per te miren e tyre dhe per te miren e vendit. Tregojuni qytetareve te Shqiperise diferencen e levizjes se lire liberalizimit te vizave i cili eshte nje term abstrakt dhe mosnevojitjen e pajisjes me vize te tipit C.


Dhe ketu nuk behet fjale per detyrime apo penalizime qe rrjedhin prej mosrespektimit te tyre. Ketu behet fjale per te hequr nga mendja e shqiptareve nje iluzion i cili ata i demton si shkak i papergjegjshmerise se nje pushteti qe paguhet per ti sherbyer sa me mire pikerisht qytetarit qe e zgjedh.


Mos lejoni qe veshet dhe mendjet e tyre te pushtohen nga terma abuziv. Ju lutem ngrini zerin dhe mos lejoni qe qytetaret e sterlodhur te Shqiperise te genjehen dhe perdoren ne kete menyre edhe kesaj here e ndoshta edhe me tej.


U thoni atyre ju qe keni mundesine se cdo te thote vertet levizje e lire dhe anulim i regjimit te vizave. Ne kete menyre kam bindjen se do te ndihmoni pa mase qe sa me pak shqiptare te mbyten ne piken e lumturimit te tyre kundrejt nje gjeje kaq te vogel dhe kaq te vonuar.


Ju falenderoj per kohen dhe dedikimin tuaj
Me respekt Arjan Myftari

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›