E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merdare policia perdor gazin lotsjelles

Tensionohet situata ne piken kufitare te Merdares, pasi policia ka perdorur gazin lotsjelles per te shperndare protestuesit. Sipas informacioneve te fundit, jane prangosur disa aktiviste te levizjes "Vetevendosje.

Ky zhvillim erdhi pas nje paralajmerimi bere nga policia per largimin e protesuesve nga pikat e kalimit kufitare. "Protestuesit duhet të largohen nga rruga sepse duhet respektuar marrëveshja e lëvizjes së lirë", thuhet në thirrjen e policisë. Pas kësaj kërkese, kryetari i Lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti kërkoi nga policia që të mos ushtrojë dhunë, pasi protesta që po zhvillohet në pikat kufitare është paqësore. "Rruga nuk eshte bllokuar nga protestuesit, por nga policia", tha Kurti.

Bllokada e 14 janaritAmbasadorët: Shqetësim për 14 janarin Jahjaga: Mos bllokoni rrugët Faith: Jo bllokadës në kufi Duket se po shkon drejt fundit protesta e organizuar nga levizja "Vetëvendosje" me moto "Serbia nuk kalon". Kreu i levizjes, Kurti deklaroi ne Merdare, se nuk u lejua të kalojë asnjë kamion serb në territorin e Kosovës dhe këtë ai e ka konsideruar si fitore.

"Problemi ynë i vetëm është Serbia, është ky vend që është vetëshpallur armik i Kosovës.Do të përdorim trupat tanë për të ndalur kamionët e Serbisë të hyjnë në Kosovë", tha Kurti para mbështetësve. Sipas tij kjo eshte nje proteste paqesore dhe te gjithe te pranishmit nuk kane asnje mjet te rrezikshem me vete. Protestuesit nuk mbajnë pankarta në duar, por vetëm flamuj kombëtarë.

Ndërkohë faqja zyrtare e doganave të Kosovës në internet është bllokuar nga hakerat, duke patur si mbishkrim fjalen "Vetëvendosje". Por në reagimin e saj lëvizja "Vetëvendosje" sqaron se nuk ka përgjegjësi për këtë ngjarje.

Paraditen e sotme në doganën e Morinës dy autobusë me përkrahës nga Shqipëria për Lëvizjen "Vetëvendosje", kane mbetur te bllokuar në kufi.Sipas pales kosovare, shkak per ndalimin eshte bere nje defekt ne sistemin kompjuterik. Nderkohe policia e Morines nuk ka lejuar mediat qe te filmojne.Aktualisht mbeshtetesit ndodhen ne territor asnjanes dhe nuk po marrin pjese ne bllokaden ne pikat kufitare te Kosoves me Serbine. Ndërkohë lëvizja "Vetëvendosje" në reagimin e saj për këtë cështje deklaroi se policia ndaloi mbështetësit duke u justifikuar me shkaqe teknike. "Policia dhunoi mbështetësit shqiptarë, kur ata tentuan ta kalojnë kufirin në këmbë", thuhet në reagim.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›