Egjipt El Baradei terhiqet nga presidencialet

Politikani egjiptan dhe ish-kreu i Agjencisë së OKB-së për Energjinë
Bërthamore, Mohamed El Baradei do të tërheqë kandidaturën e tij nga
zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më vonë gjatë vitit në Egjipt.
Zoti El Baradei, i cili fitoi cmimin Nobël për Paqen në vitin 2005, deklaroi se e kishte marrë këtë vendim në shenjë proteste ndaj mënyrës se si krerët e ushtrisë egjiptiane qeverisën pas rënies së Mubarak, njësoj sikur të mos kishte pasur një revolucion.
Një këshill ushtarak ka drejtuar Egjiptin që nga rënia e Mubarak. Zgjedhjet janë planifikuar të mbahen në qershor të 2012.
Një gazetar i BBC në Kairo tha se EgjiptiEgjipt, avokatët: Vdekje MubarakutEgjipt, kërkohet dënimi me vdekje për Mubarak Egjipt, zgjedhjet në raundin e tretë El Baradei, që shihej si një kandidat favorit, ishte bërë subjekt i një fushate njollosëse edhe përpara se të shpallte kandidaturën.
Në deklaratën e tij, ish-kreu i ANEB vlerësoi qytetarët e rinj që drejtuan kryengritjen ndaj Mubarak, që ra nga pushteti në shkurt të 2011-ës, pas 18 ditësh protesta.
“Ndërgjegjia ime nuk më lejon të garoj për presidencën apo ndonjë post tjetër zyrtar, nëse zgjedhja nuk bëhet në mënyrë demokratike”, deklaroi El Baradei.
Korrespondenti i BBC në Kairo, Jon Leyne thotë se komentet janë shumë të hidhura për faktin se vijnë nga një person me prestigj të lartë ndërkombëtar.
Gjithësesi, kritikët e zotit El Baradei thonë se ai nuk kishte shumë shanse për t’u bërë president. Ai kishte dashur një kushtetutë të re që të hartohej para se të mbaheshin zgjedhjet.