E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtori i Gjendjes Civile padit për shpifje Gramoz Ruçin

Drejtori i Gjendjes Civile, Armand Teliti, dorëzoi sot në prokurori një padi për shpifje ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi. Teliti e akuzon Ruçin për shpifje për shkak të detyrës. Teliti tha se pret që prokuroria ti japë të drejtë atij. Ruçi pati deklaruar se në Tiranë janë shtuar 40 mijë emra nga Drejtoria e Gjendjes Civile. Absolutisht për mua është një megaskandal. Nëse në këtë vend duhet të fillojë korrigjesa vërtetë për zgjedhje të lira dhe demokratike duhet të fillojë nga dy elementë, nga listat dhe nga manipulatorët e këtyre listave, dhe këto manipulatorë kanë emra konkretë. Unë akuzoj drejtpërdrejtë zëvendësministrin e Brendshëm, Ferdinand Pone, akuzoj drejtpërdrejt drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile, Armand Telitin, i cili mund të rrëfejë sa të dojë tek bashkëshortja e tij që po sshpëtoi nga burgu sështë për tu dënuar kurrë, tha Ruçi në një intervistë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›