Patozi: Do ndryshojmë presidentin dhe kryeprokuroren
Gjatë një interviste për Vizion Plus, nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, është shprehur se mazhoranca ka vendosur që të ndryshojë presidentin dhe kryeprokuroren.
Ai ka thënë se vitin tjetër do të vendosen dy persona të tjerë në këto institucione, por nuk ka përmendur emra.
Sipas Patozit, këto ndryshime do të bëhen për faktin se këto institucione nuk kanë funksionuar sipas ligjit dhe Kushtetutës.
Prokuroria e Përgjithshme ka shumë probleme me mënyrën sesi e trajton ligjin dhe kushtetutën. Kjo do të thotë se nuk jemi të kënaqur me mënyrën sesi funksionon Prokuroria e Përgjithshme, ka thënë Patozi.