E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti dekreton Halimin dhe Bumçin në minutat e fundit

Kishte pasur dyshime mbi dekretimin e dy ministrave të rinj nga presidenti Bamir Topi. Kjo për shkak se sot është seanca e fundit parlamentare për këtë sezon dhe mundësia për të pasur dy ministra të rinj. Meqë nuk pati asnjë reagim ditën e djeshme, u mendua se presidenti mund ta shtynte miratimin. Por sapo është bërë e ditur se presidenti i ka dekretuar dy ministrat: Aldo Bumçin tek Kultura dhe Eduard Halimin tek Drejtësia. Emrat e tyre do të votohen sot në Kuvend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›