Opozita, homazhe në 6 mujorin e vrasjeve të 21 janarit
Sot, gjashtë muaj pas 21 janarit, opozita ka dalë në bulevard për të bërë homazhe në vendin ku u vranë katër persona nga garda e Republikës. Në homazhe kanë marrë pjesë kryetari i PS, Edi Rama, familjarë të viktimave, deputetë të PS dhe disa qytetarë.
Gjashtë muaj pas ngjarjeve të 21 janarit, nuk ka ende një fajtor për vrasjet, ndërkohë që në burg janë dërguar të paktën dy protestues.
Hetimi po katandiset vetëm tek një gardist, që mendohet se ka bërë njërën vrasje. Për të tjerat ka ende errësirë. Urdhëruesit e krimit shtetëror janë ende të lirë.