E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merdarja hapet nesër në orën 08:00

Zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve do të filloi sipas planit në vendkalimin në Merdare. 

Indeksonline mëson se punët në këtë pikë kufitare kanë përfunduar, ndërkaq automjetet dhe njerëzit e parë do të kalojnë kufirin me procedurat e reja nga ora 08:00 e mëngjesit.

Në të njëjtën kohë sistemi i ri i kalimit të kufirit do të duhej të fillonte edhe në vendkalimin kufitar verior me Serbinë në Jarinje. Megjithatë, atje punët rreth vendosjes së objekteve ende nuk kanë përfunduar.

Shefi i ekipit negociator serb, Dejan Paviqeviq, i ka thënë medieve serbe se nuk do të kryhen të gjitha punët deri të hënën, megjithatë zbatimi i marrëveshjes do të filloi me kohë.

Ai shpreson se të gjitha punët do të përfundohen deri në fund të javës.

Sidoqoftë, pala kosovare me njësitet e veta policore dhe të doganës tashmë është e gatshme.

Policët kufitarë për këtë pikë janë zgjedhur. Në Jarinje do të jenë katër ekipe policore, me policë multietnik, tre shqiptarë, katër serb e nga një boshnjak në ndërrim.

Gjithashtu, edhe doganierët janë gati. Ndërrimi do të ketë pesë sosh.

Parashihet që në një pikë të përbashkët të kryejnë punët doganierët e dy shteteve. Secila palë do të ketë kontejnerët e vet, ndërsa afërsia mes tyre do të jetë rreth 5 metra.

Të dyja palët e bëjnë kontrollnt në hyrje e dalje, ndërsa kur mallrat hynë në Kosovë, do të vijnë për zhdoganim në Mitrovicë.

Ka mbetur edhe një detaj i paqartë rreth kësaj pike. Policët e doganierët e Kosovës ende nuk dihet se a do të shkojnë me helikopter si deri më tani, apo me automjete./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›