E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saranda mbipopullohet nga turistë

SARANDE- Edhe pse moti vazhdon me kapricot e veta, njëherë ngrohtë e njëherë ftohtë qyteti i Sarandës është i mbushur me frekuentues vendas e të huaj.
Bukuritë natyrore ku kaltërsia e detit gërshetohet me peizazhin malor por edhe qytetin antik të Butrintit thithin në cdo kohë vizitorë.

Nxënës të shkollave të mesme të ardhur nga e gjithë Shqipëria por edhe nga Maqedonia e Kosova kanë mbushur qytetin gjatë këtyre ditëve.
Për mbipopullimin e kësaj fundjave në sarandë flasin dhe hotelierët. Sipas të dhënave të tyre hotelet kanë qenë plot.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›