Milani Interi gjen fajtoret
Fillimi i sezonit 2011-lsquo12 ishte nje prej me te keqijve te Interit qe gjithsesi nepermjet kater fitoreve radhazi arriti te rikuperonte dicka dhe te mbyllte fazen e pare ne vendin e peste. Ne nje situate te tille negative pa dyshim qe elementet ndikues jane disa por mbi te gjitha ishte nje merkato jashtezakonisht e dobet e veres. Sic vlereson La Gazzetta dello Sport futbollistet e mberritur ne skuader kane qene shume larg nivelit te pritur prej tyre dhe kete e tregojne edhe notat qe kane marre ne ndeshjet qe kane zhvilluar. Riki Alvarez i ardhur nga Argjentina ka qene me i miri ne kete renditje duke patur noten 594 ne tete ndeshje te luajtura. Sulmi eshte shfaqur jashtezakonisht problematik. Zarate ne 12 ndeshje te luajtura ka fituar noten mesatare 545 nga dhjete ndersa Forlan ne gjashte ndeshje ka fituar noten mesatare 542. Megjithate me i keqi nga te gjithe ka qene talenti Kastanjos i aktivizuar ne kater ndeshje dhe qe nuk ka marre kurre me shume se gjashte. Mesatarja e tij eshte 525. Ne mbrojtje Nagatomo gjithashtu eshte shume larg nivelit mesatar te skuadres dhe ndonese ka shenuar ne dy ndeshjet e fundit vleresimet per te mbeten te uleta. Problematik per Interin mbetet edhe fakti qe edhe veteranet Luso Samuel e Kivu gjithashtu jane shume larg nivelit te tyre te pritur.