E Shtunë, 31 Tetor 2026

elsi dhe Liverpuli deshperojne tifozet

Premier Liga Junaitid kap Sitin

Siti barazoi jashte fushes se vet me Uest Bromuic Albionin

Java e 18-te e Premier Liges riktheu gjithcka si me pare. Junaitid pas fitores se thelle qe mori ndaj Uiganit arriti qe te kape kreun e klasifikimit pasi kusherinjte e Sitit barazuan ne fushen e Uest Bromuic Albionit. Perpos ekipit te Mancinit nje rezultat te papritur dhuruan edhe Liverpuli dhe Celsi. Skuadra ne fjale barazuan respektivisht ndaj Blekbernit dhe Fulhemit.

Bllokohet Siti

Mancester Siti nuk mori dot me shume se nje pike ne fushen e veshtire te Uest Bromuic Albionit. Ne shifra te bardha u mbyll nje 90-sh mjaft i luftuar prej te dyja skuadrave. Gjithsesi duke pare ndeshjen Siti me siguri eshte ekipi me i penduar pasi pati disa shanse per gol. Ne minuten e

25 Silva humbi nje gol te bere pas nje asiti te Agueros. Nderkohe qe rastin e dyte te mire per Sitin e krijoi Baloteli qe goditi bukur jashte zone. Perpos miqve ishte edhe skuadra vendase qe krijoi shanset e veta. Keshtu Uest Broumuic Albioni ne minuten 73 rrezikoi me ane te Tomasit. Goditja e lojtarit vendas u ndal vetem nga shtylla e portes se Hartit.

Junaitidi vrapon

Djajte e kuq kane mundur 5-0 ekipin e Uganit. Perpos tri pikeve skuadra e Fergusonit la ne stol Runin ka vrapuar dje drejt kreut te klasifikimit. Gjithcka e nisi Parku qe kaloi te tijte ne avantazh qe ne minuten e tete. Me tej hipi ne kateder edhe Berbatovi qe i shenoi plot tri gola Al Habsit. Ne teatrin e endrrave pati lavdi edhe Valenciani qe shenoi golin e peste per djajte.

Surprize ne Anfield

Me njeren prej skuadrave me te dobeta te ketij edicioni skuadra e Liverpulit edhe pse luajti ne shtepi nuk mori dot me shume se nje pike. Edhe pse luajten gjate tere pjeses se pare skuadra e Keni Dalglishit nuk mundi qe te shenonte te pakten nje gol qe do ti jepte edhe shume qetesi. Por kur te gjithe prisnin qe te shkonin ne dhomat e zhveshjes ishte pikerisht Blekberni skuadra qe kaloi ne avantazh pasi Carli Adam ne tentative per te larguar topin shenon nje autogol. Me tej ne pjesen e dyte vendasit ishte Maksi Lopez ai qe shenoi golin e barazimit. Pas nje harkimi te Skertelit mesfushori nga Argjentina realizon edhe golin e fundit te ketij takimi.

Frenon Celsi

Ne Stamford Brdge skuadra e Vijas Boasit shkroi dje nje tjeter faqe te erret te historise se vet. Blute e Londres ndane nga nje pike me nje tjeter skuader te kryeqytetit. Behet fjale per Fulhemin qe pasi kaloi ne disavantazh Mata i dha avantazhin Celsit barazoi shifrat me amerikanin Dempsi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›