E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkato e varfer, i pergjigjet krizes

Ditet e para te merakos se dimrit, nuk kane sjelle asnje levizje te bujshme. Pervec blerjes se lojtarit Nevil Dede, i cili ishte i lire ne tregun e futbollisteve dhe kerkonte te mbyllte karrieren ne Shqiperi, deri tani merkatoja ka njohur me teper ikje te lojtareve. Keshtu, Dinamos i eshte larguar Plaku, Vllaznise pritet t'i largohet Beqiri, Tiranes Agolli, Partizani nuk ka vepruar ende. Nje krize, qe tashme eshte evidente. Klubet e Kategorise Superiore nuk kane ndermend te shpenzojne ne merkaton e janarit, per te sjelle emra te spikatur. Vetem ekipet pretendente, si Vllaznia, Dinamo dhe Tirana deklarojne se do te afrojne lojtare te huaj. Por, ne fund te merkatos, e sigurt eshte se gjendja e ekipeve nuk do te jete me e mire se para perfundimit te pjeses se pare, te ketij sezoni. Pas pak diteve ekipet do te nisin pergatitjet e muajit janar. Sipas drejtuesve te ekipeve, planet per me tej jane bere me kete kontingjent futbollistesh. Deri tani Tirana ka afruar dy lojtare, Patushin, nje -ish dhe Rrudhon, i cili ishte pjese e Partizanit. Merkatoja e Tiranes konfirmon krizen, pasi eshte klubi me buxhetin me te madh. Tirana gjate merkatos se veres ishte skuadra, qe veproi fuqishem ne merkato, duke afruar mjaft lojtare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›