E Diel, 1 Nëntor 2026

Mundja shqiptare "kopje" e KOKSH, zgjedhje te deshtuara

Aranit Muraci

Skandali i zgjedhjeve ne KOKSH eshte pasuar me nje tjeter, ne zgjedhjet e Federates Shqiptare te Mundjes. Viron Bezhani, sekretari i Pergjithshem i Mundjes, u shpreh ne lidhje me incidentet e fundit dhe me zgjedhjet qe percaktuan kryesine e re te Federates Shqiptare te Mundjes, se nuk do te njihen, per shkak te parregullsive te shumta ne votime. "Zgjedhjet nuk do te njihen," - theksoi ne nje konference shtypi Viron Bezhani. - "Ne votime moren pjese persona te paautorizuar dhe qe ishin me precedente penale. Per kete arsye humbi edhe logjika ne votime dhe si rrjedhoje gjithcka shpertheu ne perleshje," - tha ai. Sipas Viron Bezhanit, edhe MTKRS-ja e cila kishte perfaqesuesit e saj ne keto zgjedhje, eshte shprehur se nuk do te njohe perfaqesuesit e fundit. Ne procesin e votimit moren pjese disa perfaqesues te MTKRS-se, me ne krye drejtoreshen e Sporteve, Violeta Shqevi. "Kemi kontaktuar me Ministrine dhe jemi informuar se zgjedhjet e pak diteve me pare, qe zhvilloi Federata Shqiptare e Mundjes nuk do te njihen," - theksoi Bezhani. Me 5 janar, ne pallatin e sportit "Asllan Rusi" u zhvilluan zgjedhjet. Ne momentin kur po diskutohej per menyren e votimit, palet per shkak te mosmarreveshjeve jane perleshur me njera-tjetren. Ne njeren ane ishin drejtuesit aktuale te Federates Shqiptare te Mundjes, qe nepermjet Bezhanit kerkonin te votohej fillimisht per statusin-tip dhe me tej te votohej per asamblene, nderkohe pala tjeter kerkoi qe te votohej vetem per asamblene. Pas debateve te ashpra ne salle, perfaqesuesit e mundjes harruan normat baze te votimit, teksa nisen te "zbatonin" ushtrime te sportit qe perfaqesonin, madje i kaluan edhe "kompetencat", duke ushtruar edhe boksin ne salle, derisa nje pjese e mire u largua nga salla dhe pjesa tjeter zhvilloi votimet e vetme. Ne nje situate te tille u mbyllen votimet ne nje prej Federatave me te suksesshme te viteve te fundit ne vend. Ashtu si edhe ne zgjedhjet e KOKSH-it, edhe ne Federaten e Mundjes, zgjedhjet per kryesine e saj vertetuan se ne Shqiperi e vetmja gare e forte eshte ajo mes te "te forteve" qe zhvillohet per te zene poste drejtuese. Te gjitha vendet e tjera e bazojne sportin ne rezultate konkrete te sportisteve ne gare, kurse drejtuesit zgjidhen dhe maten nepermjet aftesive menaxhuese ku me te miret, nuk eshte nevoja qe te diskutohen.

Kryesia e zgjedhur me 5 janar

Zgjedhjet e paralajmeruara ne Federaten Shqiptare te Mundjes, qe ishin per t'u zhvilluar me 5 janar, u mbyllen me episode te shemtuara. Si ne zgjedhjet e dhjetorit, kur palet konkurruese ne KOKSH u perleshen deri ne prishje te votimit. Ne kete rast votimi perfundoi. Pas votimeve Alban Zeneli eshte zgjedhur president i Mundjes. Anetare kryesie: Ndoc Cokaj, Ndricim Spahiu, Shkelqim Troplini, Avni Hasa, Erzen Brecani, Besim Kuka


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›