E Shtunë, 31 Tetor 2026

800 firma Kosovare synojnë franshizën e McDonald

McDonald, gjiganti i zinxhirit të restoranteve të Fast Foodeve nuk është prezent në Kosovë. Janë rreth 800 kompani kosovare që kërkojnë ofertën e McDonald për të hapur restorantin e parë në këtë vend.

“Hapja e McDonaldit në Europë do të përmirësojë imazhin e vendit” – tha drejtori i Dhomës Amerikane në Kosovë, Mimoza Kusari.

“Kjo hap rrugën që edhe shumë kompani të tjera të investojnë në Kosovë dhe të nxisin zhvillimin ekonomik”- tha ai.

Sipas Kusarit, 800 firmat që kanë shprehur interes janë të gjitha nga Kosova dhe do ti nënshtrohen ligjit të McDonaldit nëse fitojnë.

Kosova dhe Shqipëria janë të vetmet vende ku McDonald nuk operon. Kostot e hapjes së restorantit do të merren përsipër nga kompania dhe do ti nënshtrohen gjithashtu ligjeve kosovare të operimit të biznesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›