Rama : Topi të mos dekretojë ndryshimet në ligjin e legalizimeve
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i ka kërkuar presidentit Topi që të mos dekretojë ndryshimet që mazhoranca kuvendore ka miratuar javën e kaluar në ligjin për legalizimit. Kërkesa e Ramës ndaj presidentit të Republikës është bërë gjatë tryezës së fondacionit "Qemal Stafa" për pronësinë dhe informalitetin. Ai e konsideron procesin tërësisht politik rrjedhimisht, sipas tij është në dëm të pronës në Shqipëri. Rasti i Gërdecit tha Rama tregon implikimin e drejtpërdrejtë të politikës primitive të forcës në pushtet me aspektin e legalizimeve , i cili ende sot është i papërfunduar.Ndryshimet e shpeshta në ligjin e legalizimeve janë të dëmshme, prandaj theksoi kryesocialisti grupet e punës së PS kanë hartuar një projekt të veçantë që do i japë zgjidhje kaosit urbanistik të krijuar deri tani nga qëveritë drejtuese.