E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Europa drejt bashkimit fiskal

Europa po bëhet gati për të realizuar bashkimin fiskal, është shprehur sot kancelaria gjermane Angela Merkel. Eurobondet nuk do të të sillnin ndonjë kontribut në zgjidhjen e krizës, ka thënë Merkel në fjalën e saj në Bundestagun gjerman.

Objektivi ynë mbetet bashkimi fiscal, do të shkojmë në Bruksel me qëllimin për të modifikuar marrëveshjet, tha Merkel, duke theksuar se Gjermania dëshiron të shmangë shpërbërjen e Eurozonës. Është absurde të mendohet se Gjermania dëshiron të dominojë Europën, u shpreh Merkel.

Kancelarja gjermane e sheh Italinë si përgjegjësen kryesore për të ardhmen e eurozonës. Italia ka para vetes një sfidë të madhe. Ajo është përgjegjëse për të ardhmen e saj dhe të Europës.

E ardhmja e monedhës euro është e pandashme nga Bashkimi Europian, ka përsëritur Merkel. Rruga është e vështirë, por unë besoj se po ndjekim rrugën e duhur. Objektivi ynë është një Gjermani më e fortë në një Bashkim Europian më të fortë.

Banka Qendrore Europiane është ndryshe nga homologet e saj amerikane dhe britanike. Ajo është një institucion i pavarur që nuke ka humbur asnjëherë besimin. Detyra e Europës është të ruajë këtë besim, tha Merkel.

Sipas Merkel, sfida e vendeve europiane ndaj krizës i ngjan një maratone ku fiton më i shpejti. Është si një maratonë. Momenti më i vështirë është kilometri i 30. Ai që fiton nuk është ai që është nisur i pari, por ai që është i kujdesshëm gjatë garës së tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›