E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentohet ti vihet flaka shtëpisë së efektivit të policisë rrugore

Tentohet të digjet me benzinë, banesa e Efektivit të Policisë së Qarkullimit Rrugor Eduart Mustafa, i cili ka 5 vjet që ushtron këtë funksion në radhët e policisë së Vlorës. Rreth orës 8:00 të mëngjesit të ditës së sotme, në lagjen Rilindja në katin e parë të një pallatit,  personat të pa identifikuar kanë vendosur në derën e banesës së efektivit një bidon me 3 litra lëndë djegëse e llojit benzinë.

Ka qenë e ëma Sfietllanda Mustafa e cila ka treguar ngjarjen duke thënë se ka qen rastësi që ajo ka parë benzinën në dysheme ende pa marrë flakë.

ka qenë rastësi që nuk ka marrë flakë. Unë do të shkoja në spital në mëngjes dhe pashë derën e jashtme të lagur. Kthehem të pyes fëmijët e fill pas kësaj shikoj më tutje një letër që digjej dhe bidonin tre kg me benzinë, shprehet ajo.

Familjarët kanë gjetur shkaqet tek detyra që kryen efektivi i qarkullimit, pjesë e kësaj familje. Ata thanë që ka qenë për shkak të detyrës, duke hedhur dyshime tek një bllokim mjeti që polici kishte bërë disa ditë më parë.

Shkaku i kësaj ngjarje mendojë se ka ardhur nga detyra që kryen djali, për një motor të sekuestruar , shton e ëma .Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi i ekspertizës për të mbledhur provat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›